Paketa e re e pensioneve, propozohet mosha 70 vjeç për burrat dhe 65 për gratë

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 07:55

Marsin e ardhshëm do të nisin diskutimet e paketës së re të pensioneve, e cila po hartohet nga specialistë të Ministrisë së Financës dhe asaj të Punës. Në paketën e re do të hidhet për diskutim edhe rritja e pushimit të pleqërisë me 5 vite. Mosha e daljes në pension është 60 vjeç për gratë dhe propozohet të bëhet 65 vjeç; për burrat është 65 vjeç dhe pritet të bëhet 70 vjeç, njofton Shekulli. Kjo rritje e ndjeshme e moshës së pensionit ka qenë një kërkesë e hershme e Bankës Botërore. Ajo bëhet për disa arsye; e para, jetëgjatësia e shqiptarëve është rritur nga 70 vjeç në 76 vjeç. Ndërkohë është rritur shumë numri lindjeve krahasuar me vdekjet, duke sjellë ndryshime të mëdha demografike. Aktualisht, që skema e sigurimeve të quhet rentabël duhet të jetë raporti 3 të siguruar për 1 të moshuar. Por, në të vërtetë duke qenë se numri i të siguruarve që deklarohen është i ulët, raporti është 1 me 1.5. Rritja e moshës së pensionit do të bëjë që ky raport të bëhet të paktën 2 me 1, të rritet numri i kontributeve të derdhura, rrjedhimisht do të ketë dhe më tepër para për të rritur pensionet, apo për të ndryshuar formulën e llogaritjes së daljes në pension.

a.k

Comments

Submitted by Bashkim Pitarka (not verified) on

E lexova me shume habi kete njoftim per idene apo vendimin qedveritar per  rritjen e moshes se daljes ne pension ne Shqiperi.Si eshte e mundur te realizohet kjo ide ne nje vend aq te pazhvilluar e te dobet ekonomikisht ,me nje rritje  te popullsise por edhe rritje galopante te papunesise dhe mungesen gati totale te investimeve te huaja dhe zhvillimit te industrise e bujqesise,rrenimit te biznesit te vogel,te mesem e sidomos atij te madh,qe jane burimi i vendeve te reja te punes?Mire qe po i mbajme edhe pese vjet me shume ne pune te moshuarit,qe edhe ashtu jane te cfilitur e te stermunduar nga puna dhe gjendja e  mjeruar ekonomike,po ku do t'i cojme gjithe ata te rinj te papune,gjithe ata te reja e te rinj qe dalin nga universitetet e shumta te vendit?Ideatoret permendin faktin  e ngritjes se moshes se daljes ne pensioin ne vendet me te zhvilluara kapitaliste e demokratike po a i kemi ne valle zhvillimin dhe forcen e dinamiken ekonomiko-financiare te ketyre vendeve?A i kemi ne pervojen dhe kushtet e tyre per ndihma sociale e praktika demokratike per te ndihmuar te papunet dhe familjet me ne nevoje?Ideja apo vendimi i qeverise se re me duken jo te studjuara dhe te pambeshtetura ne realitetin shqiptar.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Jo mo jo, se s'ka lidhje me dinamikat socioeconomike kjo pune, thjesht qeveria harxhon me pak leke me te papunin per asistence sesa me pensionistin, prandaj i leverdis te shtoje numrin e te papuneve sesa numrin e pensionisteve. Gjasme me leket me shume ne buxhet do hape vende pune pa harruar qe 65-70 vjecareve u ben mire per shendetin te levizin ne pune sesa te dhjamosen duke ndenjur kot si pensioniste. Ehu mendon qeveriu dhe i mendon thelle keto pune, pse ca kujton ti se jane leng groshe.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Nuk e kuptoj pse kaq i ulte viti i daljes ne pensjon/vdekjes 70 vjeç.

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Do ishte me interes te na jepej nje tablo e  daljes ne pension e  vendeve te BE  dhe  jeta mesatare e tyre. Atehere do te kuptonim çfare na propozohen zgjidhje normale apo marezira, sepse duke mos dashur te kemi kontribute si te tjeret na zgjasin vitet  me kontribute-sigurisht ne s embijetojme.

Submitted by Keno Kotorri (not verified) on

Duke kerkuar informacion gjeta botimin  e OECD me titull "Pensios at Glance- OECD and G-20 indicators " te botuar ne 26 nentor 2013  ku mendohetq enevitin 2060 vetem Itlia dhe Danimarka do ta kene moshen e daljes nepension si per gratedhe burrat 69 vjec, 12 vende 67 vjec dhe 16 nga 34 gjithsej do at kene 65 vjec

Besoj se mjafton per te kuptuar se kemi program per Rilindje apo per vde.....

Submitted by Anonim (not verified) on

Epo, te pakten do te vdesim te nderuar, pa dale ne pension. Nuk do te quhemi kurre pensionistë.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Neqoftese mesatarja e jetes eshte 76 vjec dhe mosha e daljes ne pension fiksohet 70 vjec, atehere i bie qe rreth nje e katerta e njerezve do te vdesin pa arritur te dalin ne pension, kurse te pakten gjysma nuk do te gezojne me shume se 5 - 6 vjet pension. Bravo Rilindja!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.