Presidenti ngatërron Krishtlindjet me Pashkët. Të paktën feja mbetet po ajo

Përmendja e termit “ringjallje” në urimin presidencial të kreut të shtetit Bujar Nishani për besimtarët e krishterë këtë prag Krishtlindjesh, e hodhi atë në një festë të disa muajve më pas, të Pashkëve. Ndoshta edhe stafi presidencial, i zhytur në terminologjinë paqtuese dhe melodioze të rreshtave, nuk arriti të kthjellohej aq sa ta kapte gafën. Gjithsesi, me përjashtim të kësaj shkarjeje, mesazhi qëndron:
Ju uroj nga zemra;
Gëzuar Krishtlindjet!
Gëzuar ditën e shenjtë të Ringjalljes.
Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet.
Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës. Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore; dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes, qytetarisë. Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore nuk i harrojmë por i kujtojmë.
E jo vetëm i kujtojmë, por edhe i zbatojmë. Të tilla detyrime, që përmes kësaj feste kujtojmë dhe ripërtërijmë, janë mes tjerash; Ndjeshmëria ndaj njerëzve fatkeqë dhe në nevojë; obligimet ndaj të moshuarve, përkujdesjet ndaj të sëmurëve, të braktisurve; mëshira për të vobektit dhe gatishmëria për t'i ndihmuar ata dhe të tjerët të ndjehen njerëz si gjithë njerëzit. Për të gjitha këto, na duhet shumë punë, që patjetër duhet t'i kryejmë, dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t'i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë. Urimet më të sinqerta për një krishtlindje të kthjellët, të begatë, dhe shpresëdhënëse për të gjithë.
a.k
Comments
hahahahahaha

hahahahahaha LOL

Megjtiahte eshte gje e mire_Po te isha une ne vend te tij nuk do pershendesja fare per festat fetre...., jo per gje por me justifikimin qe shteti eshte i ndare nga feja

Vete emri do te kish mjaftuar

Vete emri do te kish mjaftuar j ti kthjellonte idete Nishanit mbi kuptimin e festes.

Un personalisht u uroj te

Un personalisht u uroj te gjithe shqiptarve pa dallim feje festen e madhe te Krisht/Isa-Lindjes, mbasi lindjen e Krishtit apo te hazreti Isa e ka vlersue edhe vete profeti Muhamet derisa e ka lavdrue ne linbrin e Kuranit.

Add new comment