Kuvendi miraton projektbuxhetin. Rama: Legalizuam borxhin që na la Berisha

Postuar në 24 Dhjetor, 2013 06:25

Pas një seance dy-ditore parlamentare është miratuar në parim nga Kuvendi i Shqipërisë projektbuxheti për vitin 2014. Pas votimit elektronik, projektbuxheti ka marrë 79 vota pro dhe 37 vota kundër, e asnjë abstenim. Kryeministri Rama ka kërkuar votën pro, për buxhetin e vlerësuar sipas tij “të kthesës dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit.

Sipas Ramës, flitet për një rritje të borxhit publik dhe qeveria është e vetëdijshme për këtë. Por kryeministri sqaroi se nuk e ka rritur qeveria borxhin por “është gjendur përpara një situate që duhet ta legalizonte borxhin”. Ndërsa paraardhësi i tij Berisha ka këmbëngulur për një vizitë psikiatrike të Ramës, duke iu rikthyer edhe temës së synetllëkut.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.