Arkiv-Lajme
Uniteti i PD-së ishte gjëja e fundit që kish në mendje Olldashi, thotë Dita. Dhe tregon projektin e tij
Gazeta Dita kishte nisur një javë përpara vdekjes së Sokol Olldashit, kontaktimin e shumë personave të rrethit të afërt të deputetit, për të mundësuar mbulimin e zgjedhjeve të strukturave të PD-së që pritej të nisnin në muajin dhjetor. Në biseda dhe komunikime të regjistruara, shkruan gazetari Habjon Hasani, panorama që ofrojnë njerëzit e afërt të Olldashit duket shumë larg unitetit dhe kohezionit që përshkroi në këtë rast zoti Basha. Ata konfirmojnë me bindje se deputeti i ndjerë po përgatitej për të luftuar fort në garën për zgjedhjen e strukturave. Dhe jo vetëm.
Mazhoranca e majtë, gati shkarkimi për kreun e ILDKP, Zana Xhuka
Mazhoranca parlamentare e ka gati raportin që vulos shkarkimin e Zana Xhukës, kryeinspektore e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, thotë gazeta Mapo. Ky është verdikti i grupit hetimor parlamentar, i cili prej një muaji është përpjekur të kontrollojë veprimtarinë ligjore të institucionit të ILDKP-së. Burime nga ky grup hetimor kanë bërë të ditur se tashmë është hartuar raporti përkatës, ku Kuvendit i sugjerohet që kryeinspektorja e ILDKP-së të lirohet nga detyra.
Dom Gjergji u rikthehet kredove rilindase: Jam shqiptar mbi të gjitha
“Jam mysliman shqiptar më shumë se katolik holandez”, thotë Gjergj Meta në përgjigje të shpjegimit të ‘jo’-së që erdhi nga Brukseli për kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Dhe ky shpjegim e lidh ‘jo’-në me faktin që shqiptarët janë në shumicë myslimanë.
50 dosjet e zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion
Drejtuesi i emisionit “Debati ne Channel One”, Roland Qafoku, prezantoi në edicionin e fundit të emisionit një listë me 50 dosje që i kanë shkuar prokurorisë në 22 vjetët e fundit, me akuza për zyrtarë të lartë. Më poshtë vijon lista e plotë.
1Në janar 1992 prokuroria nis hetimet pas një denoncimi të një komisionit parlamentar hetimor për zhdukjen e arit nga thesari i shtetit. Në denoncnim përmendeshin disa ministra të financave por prokuroria e pushoi çështjen.
Ngjela është i bindur: Po s’u largua Nishani dhe Llalla, drejtësia do të ngecë
Spartak Ngjela është i bindur se megjithëse “ka filluar goditja penale” nga maxhoranca aktuale, “prokuroria është e korruptuar në të dyja drejtimet, nga pushteti politik dhe pushteti i parasë”.
Biznesmeni Taçi nuk ikën nga vendi dhe “do të jem këtu për përballje me drejtësinë”
Edhe biznesmeni Rezart Taçi do të përballet me drejtësinë dhe “të jeni të bindur që do të jem i hapur për hetime. Siguroj se do vazhdoj të qëndroj në Shqipëri”, ngjashëm me një deklarim të mëhershëm të gjyqtarit të Pukës, Shtjefën Lleshi. Pohimi i Taçit, i kallëzuar në prokurori bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes si dhe bashkëpunëtorë, është bërë për Gazetën Shqiptare që i ka marrë atij një prononcim të shkurtër telefonik. Taçi deklaroi se nuk mund të flasë për detajet e akuzave ndaj tij për evazion fiskal, falsifikim etj, pa u njohur më parë me dosjen.
Protopapa: Berisha politikan i falimentuar, Rama s’ma ka mbushur syrin
Sejfi Protopapa njihet nga shumë shqiptarë si “Sali Protopapa” i filmit “I Teti në Bronz”. Në fakt, ai është bash e kundërta e atij personazhi filmi. Në një intervistë me Fatos Veliun (transmetuar sot në NEWS24), Protopapa ka shpieguar se vërtet ka qenë një komandant çete i Ballit Kombëtar, si dhe zv-kryeredaktor i gazetës balliste “Flamuri”, por personalisht ka arrestuar në emër të Ballit Kombëtar një komandat çete balliste (Dake Cukalatin), i cili bënte pikërisht ato gjëra që i janë veshur atij vetë në filmin e sipërpërmendur.
Svoboda (i pezmatuar), e sheh dhënien e statusit në qershor
P { margin-bottom: 0.08in; }
Kur Berisha bërtet: “kapeni psikopatin”
P { margin-bottom: 0.08in; }
Nga një monitorim i herëpashershëm i faqes së FB të z. Sali Berisha, Shekulli raporton se ai ka nxjerrë një mesazh, që më pas e ka fshirë e më pas e ka ripostuar, ku flet për... sëmundjen psiqike të Ramës!
Esenca:
Rama për “100 ditëshin”, realizuam një... qeveri të njerëzve???
Nga të gjithë ata që prisnin analizën e 100 ditëve të qeverisë, me siguri pak kush ose asnjë, priste që konkluzionet nga qeveria-për qeverinë, të ishin negative.
Por, është pak e habitshme që krye-premtimi dhe “prioriteti i prioriteteve” që qeveria paska mbajtur qenka “përmbushja e nevojës së qytetarëve për një qeveri të njerëzve, me njerëzit dhe për njerëzit”!
E çuditshme, për vetë faktin se ky “krye-premtim” nuk ka asnjë njësi matëse për ta matur.