Biznesmeni Taçi nuk ikën nga vendi dhe “do të jem këtu për përballje me drejtësinë”

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 03:18

Edhe biznesmeni Rezart Taçi do të përballet me drejtësinë dhe “të jeni të bindur që do të jem i hapur për hetime. Siguroj se do vazhdoj të qëndroj në Shqipëri”, ngjashëm me një deklarim të mëhershëm të gjyqtarit të Pukës, Shtjefën Lleshi. Pohimi i Taçit, i kallëzuar në prokurori bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes si dhe bashkëpunëtorë, është bërë për Gazetën Shqiptare që i ka marrë atij një prononcim të shkurtër telefonik. Taçi deklaroi se nuk mund të flasë për detajet e akuzave ndaj tij për evazion fiskal, falsifikim etj, pa u njohur më parë me dosjen. Zyrtarë të prokurorisë, të pyetur për dosjen “Taçi” po ashtu thanë se kanë se është ende herët për të folur për gjëra konkrete. Hetuesit brenda pak ditësh pritet të thërrasin në prokurori biznesmenin Taçi dhe pjesëtarët e familjes së tij, motrën Anika Taçi, babain Mustafain, të ëmën dhe dy bashkëpunëtorë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar duke kryer vepra penale, që i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një “gropë” të madhe në biznes.

Më gjatë, në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/rezart-taci-nuk-iki-nga-shqiperia-i-gatshem-te-perballem-me-drejtesine-164733.html

a.k

Comments

Submitted by XY (not verified) on

C'eshte ky muhabet idiotik.

Duket sikur presupozohet qe edhe "mund" te largohet (dhe ndoshta pretendon se edhe "duhet"), por ja qe nuk ka per ta bejne nje gje te tille (qe i takon), se ka "respekt"...., se per ke, nuk merret vesh.

Nuk po kuptoj nese jave vete keta qe shprehen "shprehimisht" keshtu, apo jane mediat qe flasin si ua ka qejfi ne emer te ketyre tipave. Edhe ne rastin e atij gjykatesit te Pukes po e njejta shprehje: "nuk largohem nga Shqiperia.....".

Submitted by Dritan (not verified) on

Ky do shkoje tek Berluskaaaa hahaha.

Ah ske faj ti jo, fajin e kane ata qe sta kepusin nje pas koke

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.