Arkiv-Lajme
Papa për Krishtlindje: “Të lutemi edhe me besimtarët e feve të tjera për paqen në Siri”
Papa Françesku I ka bërë sot lutjen e tij për paqe. Me rastin e Krishtlindjeve ai ka përcjellë nga sheshi “Shën Pjetër” mesazhin e tij të përvitshëm ku ka sunduar apeli për paqe dhe vlerësim të jetës njerëzore. “Të lutemi edhe me besimtarët e besimeve të tjera për paqen në Siri”, tha ndër të tjera ai. Papa u ka drejtuar një thirrje edhe jobesimtarëve që ta dëshirojnë paqen, me dëshirën që e “hap zemrën”, të gjithë sipas tij duhet të jenë një zë vetëm për qetësinë në botë.
Ulet 62.5% numri i vrasjeve, krahasuar me një vit më parë
Ministria e Punëve të Brendshme prej dy muajsh ka nisur hartimin dhe shpërndarjen e një buletini informativ lidhur me aktivitetin dhe rezultatet e Policisë së Shtetit. Në buletinin e fundit për periudhën 17 nëntor – 17 dhjetor raportohet se është ulur 62.5% numri i vrasjeve, krahasuar me një vit më parë. Ky është i vetmi krahasim që bëhet në buletin me një vit më parë. Krahasimet e tjera janë me një muaj më parë.
Bota në vitin 2014 - Shqipëria në zonat me rrezikshmëri të lartë. Greqia dhe Bosnja pikat më të nxehta të Ballkanit
Shqipëria përfshihet në vendet me rrezikshmëri të lartë për vitin 2014 lidhur me paqëndrueshmërinë sociale. “The Economist” ka publikuar dy ditë më parë një parashikim për zonat e nxehta në vitin 2014, ku përfshihen dhe disa shtete të Ballkanit. Arsye për këtë janë, papunësia, tensionet sociale dhe varfëria. Lidhur me rajonin tonë Greqia dhe Bosnja klasifikohen si vende me rrezikshmëri shumë të lartë. Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Qipro, Kroacia dhe Turqia si vende me rrezikshmëri të lartë. Kurse Serbia, Hungaria dhe Sllovenia si vende me rrezik mesatar.
Greqi-Turqi, në gjyq ndërkombëtar për bakllavanë. Gjyqeve 'për ëmbëlsira' do shkojnë edhe Serbia, Maqedonia dhe Bullgaria
Disa vende në rajonin tonë janë përfshirë së fundmi edhe në përballje gjyqësore lidhur me disa ëmbëlsira. Mund të duket e çuditshme, po të krahasohen me gjyqet e shqiptarëve që janë ekskluzivisht për prona, por së fundmi, Turqia me Greqinë do përballen në Gjykatën Europiane për të drejtat mbi bakllavanë. Sipas agjencisë “MIA”, çështja ka lindur pasi Greqia në mungesë të një emri tjetër e ka regjistruar bakllavanë me këtë emër në BE. Kjo ka provokuar reagimin e Turqisë që nuk ka lejuar që një produkt kombëtar i saj të kalojë në përfitim të një pale të tretë. Por bakllavaja nuk është vetëm.
Rajoni, ministri serb i Drejtësisë: “Korrupsioni në Ballkan, problem ndërkombëtar. Nuk mund të injorohet më”
Serbia propozon një luftë rajonale ndaj korrupsionit. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” citon ministrin e Drejtësisë dhe të Administrimit Publik, Nikola Selakoviç, sipas të cilit lufta ndaj korrupsionit është një prioritet për vendet e Ballkanit. “Korrupsioni është një çështje e brendshme politike, por ai është gjithashtu edhe një çështje rajonale dhe ndërkombëtare që nuk mund të injorohet më”, u shpreh Selakoviç gjatë zhvillimit të Konferencës rajonale të ministrave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshëm, mbajtur në Budva.
Akuza për korporata krimi dhe çrregullime psikike edhe në politikën kosovare
Mund të mendohet se akuzat për çrregullime prikike që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë këto për kryeministrin aktual Edi Rama të jenë unike. Por në fakt nuk është kështu. Shembulli edhe njëherë konfimrohet në Kosovën fqinje, ndonëse në nivele më të ulëta. Edhe aty, është një ish-kryeministër, Bajram Rexhepi, ai që ka lëshuar akuza të tilla, por jo ndaj ndonjë funksionari kaq të lartë. Ai ka akuzuar këshilltarin e tij, Ilir Deda, i cili ka akuzuar kryeministirn e Kosovës, Hazhim Thaçi se ai ndodhet në krye të korporatës kriminale të shtetit.
42-vjeçarja Merita B.: “Në Lazarat të gjithë marrin pjesën e tyre. Po vuaj fajet e një fshati”
“Saga” e Lazaratit vjen sot e shtjelluar në “Gazeta Shqiptare” përmes dëshmisë së një protagonisteje dhe dëshmitareje të asaj që ndodh në fshatin e Jugut të Shqipërisë, por edhe të asaj që nuk thuhet. Gazetarja Klodiana Lala ka intervistuar një shtetase 42 vjeçare nga Lazarati, Merita B., e cila ndodhet në burg prej vitit 2012. Ka disa përgjigje të zonjës në fjalë të cilat zbulojnë sjelljen e një shteti që bën sikur nuk ka fuqi për të vepruar dhe vepron sa për të thënë se diçka lëvizi. Po përcjellim një fragment:
-Merita, për çfarë akuze je dënuar?
Çmimi i energjisë elektrike nuk lëviz për 2014-ën. Ndryshimi nis më 2015-ën
Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë gjatë vitit 2014. Enti Rregullator i Energjisë ka marrë dje vendim për të mos prekur për vitin që vjen tarifat e energjisë, që mesatarisht arrijnë në 9.53 lekë/kWh. Deri në 300 kWh, për konsumatorin familjar çmimi është 7/7 lekë/kWh. Gazeta “Mapo” bën të ditur se ky rregullim është parlajmëruar që në vitin 2011 dhe mbyllet në vitin 2014. Ndërkohë për vitin 2015 bëhet e ditur se çmimet do të ndryshojnë, pa bërë të ditur se sa. Një arsye pse ERE nuk aplikoi rritje, sipas “Mapo” është edhe humbja e madhe në rrjet nga kompania CEZ-Shpërndarje.
Kundër buxhetit, Berisha: Lë jashtë investimeve Veriun e Shqipërisë
Diskutimet për buxhetin e ri kanë nxjerrë në sipërfaqe një sërë kundërshtish mes palëve, kryesisht lidhur me politikën fiskale. Por gazeta “Shqip” sot ka vendosur në plan të parë, argumentimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit buxheti ka edhe një përmasë antikombëtare, pasi ai “përjashton Veriun nga investimet. “Këta mburracakë, përsërisin si papagaj megamashtrimin e një mendjeje që prodhon çdo ditë gënjeshtra të tilla. Thirrja ime është votoni kundër këtij buxheti. Ah dhe kjo, ky buxhet ka përjashtuar Veriun totalisht nga investimet”, citohet Berisha.
Noli: Rakia, i vetmi ilaç që besojnë shqiptarët. “Dhe qenka ilaç me të vërtetë”
Gazeta “Shqip” boton sot një copëz të rrallë: një letër të Peshkop Nolit, dijetarit dhe protagonistit politik të viteve ’20, drejtuar një mikut të vet gazetar, Milto Sotir Gurra. Letra mban datën 5 janar 1919, kur siç shkruan gazeta, Noli ishte Administrator i Kishës Ortodokse Shqiptare në SHBA. Një letër e shkruar nga Noli në dehje e sipër, ku rrëfehet sesi përvëlon xhani nga rrëkëllima e dy-tri-katër kupave raki, të cilën “ma fali një besnik pas meshës”.