Tezat për Lidhjen Demokratike të Kosovës njësoj si ato për krijimin e PD-së. Qosja: “Agani ishte i pari”. Nuk mungon edhe një akuzë për tradhti

Akademiku kosovar Rexhep Qosja është rishfaqur vrullshëm në mediat shqiptare këtë fundviti. Në një intervistë që i ka dhënë sot gazetares Fatmira Nikolli, të “Gazetës Shqiptare”, Qosja ndalet te akuzat dhe vlerësimet për figurën e Adem Demaçit,ndërkohë që vetë GSH, ka vendosur si titull këtë pohim të akademikut: “Rugova tradhtar, shkoi te Millosheviçi”. Siç mund të vihet re akuza për tradhti, shumë e rëndë dikur dhe gati absurde në ditët e sotme, vijon të qarkullojë si etiketë për kundërshtarët politikë. Në rastin konkret ajo lidhet me takimin e Rugovës me presidentin serb në ditët kur kishte nisur lufta e Kosovë. Shpesh kjo akuzë vihet në lëvizje edhe në Shqipëri, ndonëse më rrallë. Por ngjashmëria me politikën shqiptare, apo më mirë me narrativën zyrtare të historisë së politikës shqiptare, mund të lexohet më mirë në një pasazh ku Qosja sqaron edhe historinë e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e identifikuar kryesisht me emrin e Ibrahim Rugovës. “Deklarata morbide e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, por trabant i LDK-së, Mark Krasniqi, se do ishte mirë që Adem Demaçi të vdiste para se të dilte nga burgu, e tregon shumë qartë panikun politik, që ekzistenca e Mandelës shqiptari shkaktonte LDK-së-trashëgimtares së Lidhjes Komuniste të Kosovës...Ibrahim Rugova ishte simbol i kësaj politike, që në të vërtetë e kishte ndërtuar Fehmi Agani”. Na vijnë në mendje me këtë rast edhe teoritë që qarkullojnë mbi krijimin e PD-së në Shqipëri; disa thonë se e ka nxitur Ramiz Alia, disa se Gramoz Pashko ishte njeriu kryesor. Shumë thënie pra që errësojnë rolin e kryetarit Sali Berisha, njësoj si në rastin që përmend Qosja për Ibrahim Rugovën. Kjo histori ecën edhe më tej me krijimin e PKSH-së, ku roli i Enver Hoxhës luhatet nga një minimum prej ushtari të bindur ndaj jugosllavëve, deri në një maksimum që e jep figurën e tij si përcaktuese, për të na sjellë një histori me shumë variante e pa një të vërtetë të gjithëpranuar.
s.z
Comments
I varfër është ay që nuk ka
<p>I varfër është ay që nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën, por edhe më të varfër janë ata njerëz që u pikon çatia e kokës. Qëndrimet e disa gazetarëve, që natyrisht ushtrojnë të drejtën e fjalës si dhe unë, më kujtojnë shpesh qëndrimin e atij burrit që kishte çuar gruan tek një prift për ta shëruar dhe ky i fundit i kishte kërkuar që për të shëruar gruan duhej të përdorte kos. Burri u habit dhe e pyeti se si bëhet kjo punë. Prifti filloi ti demonstronte se si ta bente sherimin dhe ja xhveshi gruan, leu me kos at mikun dhe e fuste tek vendi. Burri i habitur thote, ore qe kjo ështe ajo puna e shoh mirë por ky dreq kosi ma prish mendjen. </p><p>Edhe sot të gjithë e shohin tradhëtinë por të gjithëve e sidomos gazetarëve u prish mendjen kosi i të drejtave të njeriut.</p>
Add new comment