Kundër buxhetit, Berisha: Lë jashtë investimeve Veriun e Shqipërisë

Diskutimet për buxhetin e ri kanë nxjerrë në sipërfaqe një sërë kundërshtish mes palëve, kryesisht lidhur me politikën fiskale. Por gazeta “Shqip” sot ka vendosur në plan të parë, argumentimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas të cilit buxheti ka edhe një përmasë antikombëtare, pasi ai “përjashton Veriun nga investimet. “Këta mburracakë, përsërisin si papagaj megamashtrimin e një mendjeje që prodhon çdo ditë gënjeshtra të tilla. Thirrja ime është votoni kundër këtij buxheti. Ah dhe kjo, ky buxhet ka përjashtuar Veriun totalisht nga investimet”, citohet Berisha. Është një akuzë e “orëve të fundit”, por që gjithsesi meriton të mbahet shënim, meqenëse vjen nga një njeri që ka qenë kryeministër i këtij vendi.
Më shumë në: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/12/25/berisha-votojeni-kunder-buxhetin-perjashton-veriun-nga-investimet/
s.z
Add new comment