Akuza për korporata krimi dhe çrregullime psikike edhe në politikën kosovare

Mund të mendohet se akuzat për çrregullime prikike që ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë këto për kryeministrin aktual Edi Rama të jenë unike. Por në fakt nuk është kështu. Shembulli edhe njëherë konfimrohet në Kosovën fqinje, ndonëse në nivele më të ulëta. Edhe aty, është një ish-kryeministër, Bajram Rexhepi, ai që ka lëshuar akuza të tilla, por jo ndaj ndonjë funksionari kaq të lartë. Ai ka akuzuar këshilltarin e tij, Ilir Deda, i cili ka akuzuar kryeministirn e Kosovës, Hazhim Thaçi se ai ndodhet në krye të korporatës kriminale të shtetit. Ja si e jep gazeta “Express” reagimin e Rexhepit: “Sipas tij, Ilir Deda ka rrëshqitur, kur ka krahasuar Qeverinë e Kosovës me korporatë kriminale. "Ndoshta ka rrëshqit pak njeri, ku me ditë", ka thënë Rexhepi, për Express, të mërkurën. "Jo nuk është e vërtetë ajo që ka thënë. Unë nuk i komentoj fjalët e z. Deda. Ai e din arsyen për çka i thotë, kështu që s'i komentoj fjalët e tij. Nuk e di pse i bën këto deklarata", ka shtuar ai””.
Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,129919
s.z
Add new comment