42-vjeçarja Merita B.: “Në Lazarat të gjithë marrin pjesën e tyre. Po vuaj fajet e një fshati”

Postuar në 25 Dhjetor, 2013 06:34

“Saga” e Lazaratit vjen sot e shtjelluar në “Gazeta Shqiptare” përmes dëshmisë së një protagonisteje dhe dëshmitareje të asaj që ndodh në fshatin e Jugut të Shqipërisë, por edhe të asaj që nuk thuhet. Gazetarja Klodiana Lala ka intervistuar një shtetase 42 vjeçare nga Lazarati, Merita B., e cila ndodhet në burg prej vitit 2012. Ka disa përgjigje të zonjës në fjalë të cilat zbulojnë sjelljen e një shteti që bën sikur nuk ka fuqi për të vepruar dhe vepron sa për të thënë se diçka lëvizi. Po përcjellim një fragment:

 

-Merita, për çfarë akuze je dënuar?

-Jam dënuar për kultivim bimësh narkotike. Jam nga Lazarati, po vuaj fajet e një fshati.

-Prej sa kohësh ndodheni në burg?

-Jam dënuar në vitin 2007 dhe jam arrestuar në vitin 2012

-Pra pesë vite keni jetuar në arrati. Si arrinit t’i fshiheshit policisë?

-Nuk kam jetuar në arrati. Kam jetuar në shtëpinë time në Lazarat. Policia thoshte se jam në arrati, unë kam qenë në shtëpi. Më arrestuan pas pesë vitesh, atëherë kur deshën ata, jo se unë fshihesha...Pastaj arrestimi im ndodhi dhe për politikë. Unë e kam pranuar se kam mbljellë hashash. E mbolla në fshat, aty ku të gjithë mbjellin hashash. Por vetëm unë jam këtu në burg, po vuaj dënimin. Ndërsa “peshqit e mëdhenj” janë të lirë, edhe pse kanë përfituar nga hashashi i Lazaratit.

-Duke qenë nga Lazarati ju e njhni shumë mirë fshatin. Kaq e vështirë është të ndërhyjë policia?

-Policia nuk do të ndërhyjë. Po të dojë, e bën shkrumb e hi fshatin për 24 orë. E lënë vetë ata, e dinë fort mirë përse.

-Sipas jush përse ndodh kjo?

-Për mendimin tim, policia nuk do të ndërhyjë, sepse vetë shteti përfiton nga droga e Lazaratit. “Peshqit e mëdhenj” marrin përfitime...

-Kush janë këtë “peshqit e mëdhenj”?

-E di policia kush janë. Unë nuk mund të them një gjë të tillë, nuk mund të flas për emra.

-Po politika, ka lidhje me Lazaratin?

-Pathjetër që po, sepse të gjithë marrin pjesën e tyre, por s’më takon mua të flas me emra.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.