Rajoni, ministri serb i Drejtësisë: “Korrupsioni në Ballkan, problem ndërkombëtar. Nuk mund të injorohet më”

Serbia propozon një luftë rajonale ndaj korrupsionit. Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” citon ministrin e Drejtësisë dhe të Administrimit Publik, Nikola Selakoviç, sipas të cilit lufta ndaj korrupsionit është një prioritet për vendet e Ballkanit. “Korrupsioni është një çështje e brendshme politike, por ai është gjithashtu edhe një çështje rajonale dhe ndërkombëtare që nuk mund të injorohet më”, u shpreh Selakoviç gjatë zhvillimit të Konferencës rajonale të ministrave të Drejtësisë dhe atyre të Brendshëm, mbajtur në Budva. Sipas tij vendet e rajonit po humbasin shuma të mëdha si pasojë e dështimit në çështjet e administrit fiskal dhe atij doganor. Për këtë arsye një zgjidhje është edhe “përfshirja e masave represive. Nëse duam që të arrijmë ndonjë sukses në luftën kundër korrupsionit..qeveritë tona dhe rajoni duhet të krijojë një qasje direkte në luftën ndaj tij dhe fenomeneve të paligjshme”. Më shumë në: http://tanjug.rs/news/110524/fight-against-corruption---priority-for-balkan-region.htm
s.z
Add new comment