M. Nano kërkon gjyqtarë të huaj!

Në një shkrim te Dita, Mustafa Nano hedh idenë e reformimit të gjyqësorit… duke sjellë gjyqtarë dhe prokurorë të huaj!
Ja thelbi i argumentit të Nanos:
“Ç’do bënin në këtë situatë gjyqtarët e huaj? Sipas meje, do ishin shumë të vlefshëm. Ata do vinin nga jashtë sistemit, e nuk do ndiheshin nën presion (Eulex-i në Kosovë është një provë) as nga struktura të korruptuara të sistemit, as nga të vetët në hall e nevojë për një punë a një favor, as nga ethosi i një shoqërie tradicionalisht e tërësisht të korruptuar, ethos që karakterizohet nga respekti, me të cilin rrethohen këtyre anëve ata që kanë fuqi të mos pyesin për ligj e rregulla, dhe ata që bëjnë karrierë e pasuri me lojëra mujshare. Gjyqtarët e huaj do të ishin të varur veç nga ndërgjegjia e tyre, dhe ky është një luks që nuk e kanë njerëzit e ndershëm në Shqipëri, qofshin ata gjyqtarë, qofshin funksionarë e krerë të institucioneve të tjera publike, qofshin intelektualë publikë, qofshin dhe gazetarë...”
k.c.
e plotë:
Comments
Ja dhe mendimi im: Doris Pack

Ja dhe mendimi im:

Doris Pack do te ishte nje gjyqtare e shkelqyer, sidomos pasi te shese vilen qe ka ne bregdetin tone.

Por edhe Marisa Lino do te kishte denuar plot te korruptuar duke filluar nga Arben Imami, dashnori i saj i vjeshtes 1996.

Po Limprecht? Nuk do te denonte asnje kurve duke qene se sherbimet e tyre i vleresonte shume?

Po Baba Mondi? Vetem qoftexhinjte dhe Irfani do te shpetonin?

Po ai austriaku i parlamentit? Po Orbani i Jozefines?

Akoma me te huajt? Jane po ata te misionit Alba qe drekonin me Zanin? Apo Vranicki i birrave ne Vlore? Apo Prodi i helikopterit vetem per Zanin?

Kemi plot histori deshtimi me te huajt.

Much Nano, merr kurajo e kerkoja Ed Rames ndryshimet, atij i dhame voten. Nqs ai mendon se nuk ia del dot te terhiqet e te tjere te provojne. Kjo eshte demokracia Much, jo "escape from reality". Ju keni ngelur akoma ne 1968, te rinj te papjekur, qe ne menyre te vazhdueshme kerkoni nje bote ndryshe. Mundesisht me fytyra te reja...

"Gjyqtar te huej". Mandej na

"Gjyqtar te huej".

Mandej na del se perkethyesi ka gabue, si rasti i Erdoganit qe pat ba kethese 180° kur pat thane se Kosova asht Turqi. Ha,ha,ha.

Para se te "importonim"

Para se te "importonim" gjyqtare, te "importojme" gazetare me mend. Duket qe paskemi urgjentisht nevoje...

E di ky themeluesi juaj i

E di ky themeluesi juaj i lavdishem qe Falcone dhe Borsellino, ishin te dy te lindur, rritur dhe arsimuar ne Palermo, ne "nje shoqeri tradicionalisht te korruptuar" sic do ta quante Mustafa Nano. Budallenj italianet qe nuk moren per magjistrate anti-mafia ndonje mercenar "inglez" ose "merikon" nga ata qe jane gati te lene kockat per Italine, Shqiperine ose Angolen per 100 mije dollare ne vit.

T'i dorezosh sovranitetin nje fuqie te huaj (qofte ky shtet, organizate nderkombetare ose shoqeri tregtare) do te thote ta kthesh vendin ne nivelin e kolonive afrikane te shekullit te kaluar. Afrikanet po qe ua pane hajrin gjykatesve dhe administratoreve evropiane. Shko ne Kongo Mustafa dhe pyeti se si po u shkojne punet. Pastaj mundesisht rri atje dhe mos na caj me veshet.

Add new comment