Mazhoranca e majtë, gati shkarkimi për kreun e ILDKP, Zana Xhuka

Mazhoranca parlamentare e ka gati raportin që vulos shkarkimin e Zana Xhukës, kryeinspektore e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, thotë gazeta Mapo. Ky është verdikti i grupit hetimor parlamentar, i cili prej një muaji është përpjekur të kontrollojë veprimtarinë ligjore të institucionit të ILDKP-së. Burime nga ky grup hetimor kanë bërë të ditur se tashmë është hartuar raporti përkatës, ku Kuvendit i sugjerohet që kryeinspektorja e ILDKP-së të lirohet nga detyra. Propozimi bazohet në një sërë shkeljesh ligjore nga ana e kryeinspektores, duke filluar nga procedura e zgjedhjes së saj në këtë detyrë një vit më parë vetëm me votat e mazhorancës së atëhershme. Mësohet se grupi i kontrollit ka konstatuar në raport se Xhuka është zgjedhur në kundërshtim me kriteret ligjore, pasi nuk plotësonte kushtet e kërkuar nga ligji. Një tjetër argument i dhënë në këtë raport është mosfunksionimi i ILDKP-së në përmbushjen e detyrës ligjore, por edhe sjellja e Xhukës në krye të këtij institucioni në raport me vartësit e saj.
Lexoni në shumë në linkun: http://mapo.al/2013/12/23/mazhoranca-harton-raportin-te-shkarkohet-xhuka-e-ildkp/
a.k
Add new comment