Arkiv-Lajme

Rryma ekstreme fetare në Kosovë dhe Maqedoni, tani për tani të brishta, por potencialisht kërcënuese

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 02:52

Në rrugët e kryeqytetit maqedonas, pikërisht në lagjet shqiptare, janë shfaqur dje disa afishe me thirrje për të mos festuar Vitin e Ri, ku poshtë fotos shkruhet “Kini frikë Allahun”. Pas kësaj ka reaguar Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni, e cila është distancuar nga këto thirrje, duke theksuar se feja islame nuk promovon dhunën. Sidoqoftë duket se diçka ka dalë jashtë kontrollit të këtij institucioni.

Ekspozita mbi krimet e luftës në Beograd. Ja pse quhet e rrallë, e rëndësishme dhe e jashtëzakonshme

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 02:49

Aktivistë të ndryshëm e shohin si shumë të rëndësishme, të rrallë, madje të jashtëzakonshme hapjen e një ekspozite mbi krimet e luftës në Beograd, në kryeqytetin serb, pikërisht atje ku u përgatitën dhe u përpunuan planet më makabër mesjetarë të sundimit serb. Ekspozita merr rëndisi tjetër të veçantë edhe pse bëhet në praninë e Daçiç, interlokutorit aktual në marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës.

Incident i rëndë në Teatrin Apollo në Londër, 88 të plagosur, 7 prej tyre rëndë

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 02:08

Gazetat, televizionet e dhe rrjetet informative të botës kanë vënë sot si lajm të parë incidentin e mbrëmshëm në Teatrin Apolo të Londrës,ku një pjesë e tavanit ra gjatë shfaqjes, duke bërë që spektatorët të dilnin të frikësuar pasi e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një incident që ishte pjesë e skenarit të shfaqjes. Autoritetet në Londër thonë se të paktën 88 vetë janë plagosur, shtatë prej tyre rëndë, nga shembja e një pjese tavani në një teatër në Londër. Sipas autoriteteve, deri tani nuk ka pasur viktima fatale.

Demokracia shqiptare nën satirën e Pëllumb Kullës, promovohet në UET libri i tij i fundit, “Lufta pa fund”

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 01:43

“Lufta pa fund - Shtegtime nëpër qiellin politik”, libri më i fundit i publicisti i mirënjohur Pëllumb Kulla u promovua dje në Universitetin Europian të Tiranës.mes shumë të ftuarve për këtë ngjarje. Eventi mblodhi bashkë akademikë, politikanë, gazetarë dhe shumë personalitete të tjera të jetës publike. I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ish- Presidenti Bamir Topi njëkohësisht kreu i FRD-së si dhe politikanë të tjerë. Libri i Pëllumb Kullës është një shtegtim nëpër qiellin politik, ku kritikohen me satirë ata që na udhëheqin si dhe dështimet e demokracisë shqiptare.

Sa shqiptarë perfitojne nga ndryshimi i tatimit mbi pagat?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 20:26

Në relacionin shoqërues të projektbuxhetit të 2014-ës, përgatitur nga Ministria e Financave, thuhet se punonjësit me pagë të deklaruar bruto në organet tatimore deri në 300 mijë lekë të vjetër përbëjnë 56.5% të numrit total të të punësuarve të regjistruar në këto organe.  Këtyre punonjësve aktualisht nuk u tatohet paga dhe përsëri nuk do t’u tatohet në skemën e re të tatimit. Pra 56.5% e punonjësve të regjistruar nuk përfitojnë gjë nga ndryshimi i propozuar.

Rugova dhe ideja e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 17:18

Para disa ditëssh, kryeministri serb Ivica Daçiç, do të hidhte idenë e një korrektimi të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, për të cilën sipas tij është e nevojshme anullimi i një marrëveshjeje të viteve ‘70, përmes të cilës ish-Federata Jugosallve sanksiononte kufij të rinjë administrativë mes Serbisë dhe Kosovës. Ky është një nga opsionet që pala serbe ka hedhur në skenë për të negociuar një paqe përfundimtare me palën shqiptare.

Venecia, përveç gondolave tani edhe tramvaji

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 16:23

Tramvaji ka arritur në Venecia. Agjencia italiane e lajmeve ka publikuar këtë lajm, i cili përbën një risi për qytetin që qëndron mbi ujë. “Trami sfidon gondolat”, e titullon lajmin ANSA, duke shtuar se që nga viti 2014, kjo linjë e re do të mbulojë lëvizjen nga qendra e Mestres drej Sheshit Roma, që është porta hyrëse automobilisitike e Venecias. Kështu edhe Venecia do të ketë tramvajin e vet. Tani me siguri radhën e ka Tirana.

s.z 

Pas sulmeve të Berishës, vjen një përgjigje sqaruese nga FMN-ja

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 15:36

Sot ish-kryeministri Sali Berisha u shfaq në publik me sulme të forta ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke kujtuar se “ka një histori të hidhur me Shqipërinë”. Dhe ndoshta nisur nga fakti se projektbuxheti janë konsultuar me FMN-në, përfaqësuesi i ekipit që ndodhet në Shqipëri ka sqaruar pozicionin e vet në këtë debat. “Le të  heqim një vijë të fortë dhe të themi se borxhi publik nuk duhet të rritet përtej nivelit të këtij viti. Nëse do të ndiqnit këtë rrugë, ju do kishit nevojë për një korrektim fiskal prej 4% të Prodhimit Kombëtar.

Emigracioni i paligjshëm, një nga arsyet pse Britania u pozicionua kundër Shqipërisë për statusin

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 14:18

Kryeministri britanik David Cameron është shprehur sot për arsyet pse Britania e Madhe i tha “Jo” Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Sipas tij janë lëvizjet e emigrantëve ilegalë ato që kanë kushtëzuar këtë politikë të  Britanisë së Madhe, e cila mbështet idenë e rregullimit më të fortë të hyrjes në tregun e punës. Këtë ide e ka përmendur pak javë më parë edhe sekretarja britanike për Çështjet e Brendshme.

Kriza, po vjen radha edhe për Gjermaninë?

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 13:52

Kriza ekonomike aktuale mund të përfshijë edhe Gjermaninë. Të paktën ky është vlerësimi që japin Sylvester Eijffinger, profesor i Financës në Universitetin e Tillburgut në Hollandë dhe kolegu i tij i çështjeve monetare Edin Mujagic. Sipas tyre ka disa arsye që edhe Gjermania duhet të marrë parasysh një zhvlerësim të ekonomisë së saj edhe për faktin se parashikimet për rritje nuk duken të jenë të mbështetura. “Bundesbank parashikon një rritje vjetore prej 1.8% për vitin që vjen, por kjo është shumë e pasigurt.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme