Arkiv-Lajme

Presidenca greke e Këshillit të BE-së paralajmëron mbështetje për dhënien e statusit për Shqipërinë

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:16

Greqia, që merr presidencën greke të Këshillit të Bashkimit Europian  në janar të këtij viti dhe me këtë rast, numri dy i qeverisë greke, Evangelos Venizellos ka dërguar dy udhëzime, respektivisht për ambasadorët e Greqisë në Beograd dhe në Tiranë. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme greke, Venizellos “ka instruktuar ambasadorin grek në Tiranë, Rokanas që të informojë qeverinë shqiptare mbi qëndrimin e Greqisë për dhënie të menjëhershme të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë...”.

Ndahet nga jeta aktori Fatos Sela

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 03:07

Dje ka  humbur jetën aktori Fatos Sela. Ai vdiq si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme e cila siç shkruan gazeta “Panorama”, “avancoi shumë shpejt”. Sela ishte i njohur sidomos për rolet në teatër ku mund të renditen: “Armiku i popullit”; Xhaxha vanja”; “Portreti i Dorian Greit”; “Gjashtë personazhe kërkojnë autor”, ose në filma si “Të paftuarit”; “Gracka”; Nëntori i dytë” dhe “Guna përmbi tela”. Sela vdiq në moshën 65 vjeçare

s.z

Ndarja territoriale, drafti i ri propozon fonde shtesë për ato komuna që bashkohen vullnetarisht

Postuar në 19 Dhjetor, 2013 02:54

Gazeta “Shqip” ka zbardhur draftin që do të diskutohet sot nga grupet e interesit lidhur me ndarjen e re administrative. Sipas gazetares Fatjona Mejdini qeveria synon që reforma e re të jetë bërë efektive brenda tetorit të vitit 2014 për t’i lënë mundësi Parlamentit që të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, sa i përket Zonave Zgjedhore. Madje po sipas këtij drafti, ato komuna që bashkohen vullnetarisht do të përfitojnë fonde shtesë.

SHBA, i jepet fund përgjimit pa kufi

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 17:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do t’i japin fund praktikës së deritanishme të survejimit të pakufizuar të komunikimeve të qytetarëve të vet. Një raport prej 300 faqesh i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se administrata amerikane e Barak Obamës do të rikthejë kufizimet në të drejtat e agjencive të zbulimit për të mbledhur të dhëna për qytetarët, duke rivënë në fuqi rregullin sipas të cilit, akte të tilla nuk mund të vihen në veprim pa një urdhër të gjykatës.

Në periferinë e Bashkimit Europian

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 16:26

Shqipëria ka rreth 23 vjet që përpiqet të hyjë në Bashkimin Europian dhe mund të thuhet se prej disa kohësh, kur tashmë një shumicë qytetarësh shqiptarë janë të integruar në shoqëritë europiane, ajo edhe po pret që Be-ja ta pranojë. Gjithsesi, kjo praktikë pritjeje, e përcaktuar kryesisht nga arritja e standardeve ka si rast unik Turqinë. Kjo e fundit ka gati 50 vjet që pret një “Po” nga BE-ja, një përgjigje që detyrimisht do të shtynte kufijtë e Europës demokratike deri në Lindjen e Mesme. Por kjo nuk ka ndodhur dhe së fundmi ky refuzim ka lënë gjurmë.

Pas skemës mashtruese me 26 mln USD: Si “gënjehen” kaq kollaj organet tatimore në këto raste?

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 14:34

Ka nga njëra anë biznese që me vite të tëra nuk arrijnë të marrin rimbursimin e merituar të TVSH-së. Ka biznese të tjera që jo thjesht janë fantazmë, por ngrihen vetëm e vetëm për të vjelur këtë rimbursim. Skema e fundit e mashtrimit të këtij lloji është zbuluar sot, pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit: Dyshohet se skema ka vjelur rreth 26 milionë dollarë.

Aksioni opozitar, Topi: “Qëndrimi ynë për qeverinë pas 100 ditësh”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 13:02

Përveç Partisë Demokratike, që është opozita kryesore dhe ajo parlamentare e qeverisë, duket se këto ditë në skenë është rikthyer më aktive edhe Fryma e Re Demokratike. Kreu i saj, Bamir Topi u shfaq sot në emisionin “Panteon” të moderatores Nisida Tufa në “Neës24” për të bërë disa vlerësime mbi situatën e fundit politike në vend. Topi është përqendruar te “loja” politike e PD-së, duke sulmuar kryesisht ish-kryetarin e saj Sali Berisha për autoritarizëm.

Dhjetë librat më të mirë të 2013-ës, sipas BBC-së

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 12:02

BBC-ja ka publikuar sot një listë prej dhjetë librash që konsiderohen si librat më të mirë të vitit 2013.

Dy mënyra të reja për të lexuar “Jo-në” e Brukselit: Ambasadori gjerman në Tiranë: “Përqendrohuni në lajmin e mirë”. Kukan: “Kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 10:50

Pasi i thanë “Jo” Shqipërisë për statusin, diplomatët europianë po rendin për të sqaruar situatën e krijuar. Kjo pasi nëse do të flitej për skepticizëm dhe lodhje nga zgjerimi, atëherë “Jo-ja” ndaj Shqipërisë, do të duhej të paktën të vlente edhe për Serbinë. Ndaj edhe në këtë pikë diçka “mban erë”. Flitet për afrim dhe mbështetje, por deri më tani askush nuk është në gjendje, apo nuk di të sqarojë kënaqshëm qytetarët shqiptarë se cila është arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi.

SHBA i jep azil politik ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Luan Hoxha

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 09:37

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare, Luan Hoxha ka fituar statusin e azilantit politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Avokati i tij, Ibrahim Lahi, i intervistuar nga Top-Channel, konfirmon një lajm të tillë, i cili lidhet me një nga personat e lidhur me përgjegjësi institucionale me ngjarjen e Gërdecit. Madje Hoxha është dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, pa harruar faktin që ai është zyrtarisht një person në kërkim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme