Pas skemës mashtruese me 26 mln USD: Si “gënjehen” kaq kollaj organet tatimore në këto raste?

Ka nga njëra anë biznese që me vite të tëra nuk arrijnë të marrin rimbursimin e merituar të TVSH-së. Ka biznese të tjera që jo thjesht janë fantazmë, por ngrihen vetëm e vetëm për të vjelur këtë rimbursim. Skema e fundit e mashtrimit të këtij lloji është zbuluar sot, pas një hetimi të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit: Dyshohet se skema ka vjelur rreth 26 milionë dollarë. Për këtë arsye, është vendosur masa e “arrestit me burg”, për disa persona, administratorë dhe punonjës të disa kompanive që ushtronin aktivitetin në mënyrë të jashtëligjshme në fushën e grumbullimit të mbetjeve metalike. Personat e arrestuar dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë krijuar subjekte tatimorë fiktivë, nëpërmjet të cilëve deklaronin veprime financiare, dhe kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të paligjshme rimbursimin e TVSH-së nga ana e administratës tatimore. Emrat kanë dalë në shtyp, por një pyetje nuk mund të mos ngrihet: Organet tatimore, që kur duan njohin rrënjë e dhëmballë të çdo kompanie dhe nuk lëshojnë kokërr leku dhe jo më milionë dollarë, sa kollaj e kanë lejuar rimbursimin e shumave të tilla?
a.k
Comments
O Muç Nuk ja paskeni idene
<p>O Muç</p><p>Nuk ja paskeni idene (te pakten a.k.)</p><p>Nuk eshte rimbursuar kokerr leku,eshte vjedhur</p>
Add new comment