Dy mënyra të reja për të lexuar “Jo-në” e Brukselit: Ambasadori gjerman në Tiranë: “Përqendrohuni në lajmin e mirë”. Kukan: “Kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta”

Pasi i thanë “Jo” Shqipërisë për statusin, diplomatët europianë po rendin për të sqaruar situatën e krijuar. Kjo pasi nëse do të flitej për skepticizëm dhe lodhje nga zgjerimi, atëherë “Jo-ja” ndaj Shqipërisë, do të duhej të paktën të vlente edhe për Serbinë. Ndaj edhe në këtë pikë diçka “mban erë”. Flitet për afrim dhe mbështetje, por deri më tani askush nuk është në gjendje, apo nuk di të sqarojë kënaqshëm qytetarët shqiptarë se cila është arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi. I pyetur nga Top-Channel, ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann, me një përpjekje të sforcuar, dëshiroi të përcillte optimizëm, duke sugjeruar edhe për mediat që të “lexojnë aty ku duhet” lajmin që erdhi nga Brukseli. “Këshilla ime për Shqipërinë dhe popullin shqiptar është kjo: Përqendrohuni në lajmin e mirë nga mbledhja e Këshillit të Ministrave. Për këtë unë shikoj dy baza thelbësore. Së pari, ministrat e BE-së e kanë njohur progresin e qenësishëm që Shqipëria ka arritur drejt integrimit europian. Së dyti, që është më e rëndësishmja për t'u kuptuar, lidhet me atë që do të doja ta cilësoja si një datë operacionale, e cila buron nga konkluzionet, pra mbledhja e ardhshme e Këshillit në qershor”, tha Hoffman. (http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=269531). Fjalë që nuk shpjegojnë se përse u refuzua statusi. Por më optimist (për BE-në, jo për Shqipërinë) është shfaqur Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan, i cili flet për një integrim final të Shqipërisë, diku aty nga viti 2024. “Mendoj se ky vendim, shtyrja e statusit për Shqipërinë, nuk është një vendim i drejtë, nisur nga natyra e një hapi të tillë në procesin e anëtarësimit – ai do të thotë thjesht inkurajim për forcat politike në vend pa asnjë implikim të mëtejshëm konkret në procesin e integrimit...Dëshiroj t' ju sjell ndërmend këtyre pesë vendeve, se po flasim për status kandidat për Shqipërinë, jo për datën e fillimit të negociatave të pranimit, jo për pranimin e Shqipërisë në BE që do të kërkojë 8-10 vjet të tjera. Kjo nuk duhet harruar. Më duket se kërkesat e disa vendeve anëtare të BE-së nuk janë të qarta dhe po ngatërrojnë këto dy faza të procesit. Mendoj se ato duhet të jenë më objektivë dhe realistë”, tha Kukan. (http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=36923&kat=87). Në të vërtetë sot kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se “na penalizuan procedurat”, por Kukan po zbardh faktin se edhe në Europë brenda nuk është se i paskan dhe aq të qarta procedurat. Do të ishte gjithsesi fatlume që të kishim të bënim me një “lapsus” të tillë, që i ngjan sadopak ikjes së dritave në evenimente të rëndësishme, por që gjithsesi janë mirëkuptuar me humor nga opinioni shqiptar.
s.z
Comments
Po nuk u denuan te gjithe ata
<p>Po nuk u denuan te gjithe ata qe kane abuzuar me detyren shteterore qe nga kyeministri dhe tek drejtori me i thjeshte te vihen para DREJTESISE atehere do jemi te afte per ne shoqerine Europiane</p>
Jo Leomardo, e ke gabim!
<p>Jo Leomardo, e ke gabim! Fajin e ka Europa qe nuk na prano.</p>
Add new comment