Ndarja territoriale, drafti i ri propozon fonde shtesë për ato komuna që bashkohen vullnetarisht

Gazeta “Shqip” ka zbardhur draftin që do të diskutohet sot nga grupet e interesit lidhur me ndarjen e re administrative. Sipas gazetares Fatjona Mejdini qeveria synon që reforma e re të jetë bërë efektive brenda tetorit të vitit 2014 për t’i lënë mundësi Parlamentit që të bëjë edhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor, sa i përket Zonave Zgjedhore. Madje po sipas këtij drafti, ato komuna që bashkohen vullnetarisht do të përfitojnë fonde shtesë. Sipas gazetës, pas miratimit të ligjit, Prefektët do të krijojnë komitetet rajonale, të cilat brenda datës 10 prill 2014, do të duhet të dërgojnë pranë ministrit të Shtetit propozimet e hartës së re të ndarjes administrative-territoriale për çdo qark.
s.z
Comments
If some one wishes to be
If some one wishes to be updated with latest technologies after that he must
be pay a visit this web site and be up to date all the time.
Add new comment