SHBA, i jepet fund përgjimit pa kufi

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 17:48

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se do t’i japin fund praktikës së deritanishme të survejimit të pakufizuar të komunikimeve të qytetarëve të vet. Një raport prej 300 faqesh i lëshuar nga Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se administrata amerikane e Barak Obamës do të rikthejë kufizimet në të drejtat e agjencive të zbulimit për të mbledhur të dhëna për qytetarët, duke rivënë në fuqi rregullin sipas të cilit, akte të tilla nuk mund të vihen në veprim pa një urdhër të gjykatës. Po kështu edhe në lidhje me spunimin e liderëve të huaj duhet të kalojë një test rigoroz që do të vlerësojë kostot e mundshme ekonomike dhe diplomatike që do të mund të vinin nëse operacioni bëhet i njohur. Këto ndryshime i janë sugjeruar Presidentit Obama nga një grup ekspertësh ligjorë dhe të fushës së sëhrbimeve sekrete. Raporti i jep kështu një përgjigje institucionale skandaleve që dolën në dritë pas publikimit të dokumenteve sekrete nga Edward Snowden.

Më shumë në: http://www.nytimes.com/2013/12/19/us/politics/report-on-nsa-surveillance-tactics.html?hp&_r=0

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.