Arkiv-Lajme

Integrimi i Ballkanit, Berlini sheh në “vend të parë” Serbinë

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 08:03

Refuzimi i Brukselit për statusin e vendit kandidat ka gjasa të nxisë një klimë mosbesimi ndaj vetë Bashkimit Europian në Shqipëri. Aq më tepër kur në mënyrë thuajse reflektive, “Jo-ja” për Shqipërinë, lidhet me “Po-në” për Serbinë. Gazeta “Shekulli”, shkruan në faqen e vet online, se ky dallim është theksuar edhe nga vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, që citohet nga agjencia “Reuters”.

Një buxhet i debatuar skajshmërisht. Opozita paralajmëron: Kjo politikë fiskale mund të nxjerrë Shqipërinë nga harta e investimeve të huaja. Qeveria: Prioritet kemi konsumatorin

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 06:52

Projektbuxheti i ri i qeverisë “Rama” është ndoshta ndërmë të debatuarit e tranzicionit shqiptar. Një arsye formale për këtë është edhe ndryshimi i politikave fiskale, e cila ka ndarë në dy rryma qeverinë dhe opozitën. Në këtë kuadër, një element që po nxjerr krye është qasja ndaj biznesit, përfaqësues të të cilit jo vetëm mbajnë një peshë të madhe për të ardhurat buxhetore, investimet dhe punësimin, por janë edhe aktorë të fuqishëm të jetës publike në Shqipëri. Në këtë pikë, qeveria duket e vendosur që të kalojë projektbuxhetin e vet, pavarësisht se biznesi ka dalë kundër për taksimin.

Rihapet dosja “Olldashi". Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bën kallëzim penal për humbjen e portofolit.

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 05:18

Gazeta “Panorama” ka “rihapur” sot çështjen “Olldashi”. Sipas kësaj gazete, Prokuroria ka nisur një hetim për të saktësuar se si ka humbur dhe përse nuk është gjetur në vendin e ngjarjes, portofoli i Sokol Olldashit, që bën pjesë në sendet personale. “Shkak për hapjen e hetimeve për humbjen e portofolit personal të deputetit është bërë një problem i zbuluar gjatë inventarizimit të sendeve të gjetura në vendin ku ndodhi aksidenti”, shkruan “Panorama”. Ky element i ri e bën edhe më të mjegullt të gjithë çështjen, që u shoqërua që në fillim me mosbesim.

Shtatë ministrat e parë lënë mandatin e deputetit

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:11

Ka nisur që nga dje lënia e mandatit të deputetit për ministrat e kabinetit qeveritar. Gazeta “Panorama”, shkruan se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një kërkesë në Këshillin e Verifikimit të Mandatave, përmes të cilës shtatë ministra depozitojnë dorëheqjen nga mandati i deputetit.

Shqiptarët që kanë shtëpi të dyta, tani me taksa të larta. Ish-kryeministri Majko: “Shtëpitë e dyta nuk janë tregues pasurie”

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 03:08

Zakonisht shtypi publikon mbledhjet e komisioneve parlamentare për shkak të batutave që deputetët shkëmbejnë me njëri-tjetrin, duke shpresuar se edhe këto lloj shakash përcjellin një lloj lajmi. Ndryshe puna me mbledhjen e djeshme të Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ku në kuadër të projektligjeve për taksat vendore dhe kombëtare, është diskutuar edhe për shtimin e taksave për shtëpitë e dyta. Zv.ministri i Financave, Ervin Mete është gjendur përballë reagimit edhe të deputetëve të shumicës qeverisëse.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni, dy ndëshkuesit tanë të kahershëm

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 02:44

“Jo-ja” për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian ka nxjerrë Hollandën si “delen e zezë” të unionit. Ndonëse krahas saj, ishin edhe disa vende të tjera që kundërshtuan një “Po” për Shqipërinë, kundërshtimi, më së shumti indetifikohet me Hollandën.

Komunat serbe të Kosovës, analistët flasin për rrezik të një republike tjetër Srpska

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 16:15

Nëntë kryetarët fitues të komunave me shumicë serbe, ose ndryshe kandidatë të “Lista Srpska”, kanë nisur të krijojnë shqetësim në mesin e analistëve. Agim Popoci në numrin e kësaj jave në revistën Klan trajtonte pikërisht vizionin e një entiteti qeverisës serb që nuk “pyet” për Prishtinën zyrtare. Të njëjtën gjë ngre me shqetësim edhe Veton Surroi që ka folur për emisionin Rubikon: kjo “Listë” po krijon entitet, i cili në të ardhmen mund të kërkojë pavarësi nga Kosova.

Europa tha 'Jo'

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 14:20

Sikurse ishte paralajmëruar, BE-ja shtyu për në qershor marrjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ndonëse nuk e ka shoqëruar këtë vendim me kushte shtesë, sërish disa probleme të reja dalin përpara. Një i tillë është edhe mbajtja e zgjedhjeve evropiane, ku parashikimet flasin për një rritje të peshës së kundërshtarëve të zgjerimit. Problemi i dytë ndodhet në Shqipëri. Në momentin kur perceptimi i përgjithshëm është se kësaj radhe 'Jo-ja' ishte vendim i BE-së, klasa politike në Tiranë nuk ka munguar të shfaqet edhe njëherë me dy versione.

Prangosja e bijve të tre ministrave turq. Dyshohet përplasje mes Erdoanit dhe Fetullah Gylenit

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 12:41

Policia turke ka arrestuar djemtë e tre ministrave në kuadër të një hetimi për dhënie dhe marrje ryshfeti, me qëllim manipulimin e tenderave publikë në shifra miliarda dollarësh. Lajmin e bëjnë të ditur mediat turke, sipas të cilave bëhet fjalë për fëmijët e ministrit të Brendshëm, atij të Ekonomisë dhe atij të Ambjentit e Planifikimit Urban, përkatësisht Muamer Gyler, Zafer Xhagllajan dhe Erdoan Bajraktar. Policia ka kryer një seri bastisjesh në Stamboll dhe në tërësi ka arrestuar 18 persona, saktësojnë burimet.

Propozim “plumb” i rëndë për statusin: Të jepet në qershor dhe të hartohet raport verifikues shtesë

Postuar në 17 Dhjetor, 2013 11:13

Burime diplomatike për Zërin e Amerikës pohojnë se pesë shtete anëtare kyçe si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Holanda dhe Danimarka, kanë propozuar në mbledhjen e pasdites së sotme një ndryshim në tekstin e projekt-përfundimeve, ku kërkojnë që Shqipërisë, Statusi t’i jepet qershorin e ardhshëm. Bie në sy në këtë propozim se kërkohet edhe që Komisioni europian të paraqesë një tjetër raport për Shqipërinë, pavarësisht se ai ka deklaruar se vendi i ka përmbushur detyrimet e tij ndaj Brukselit për çështjen e Statusit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme