Arkiv-Lajme
Shembet kompleksi “Jon”, por puna nuk mbaron këtu, thotë Tahiri, do të ndiqen penalisht të gjithë shkelësit e ligjit
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, reagoi në Facebook pas shembjes së kompleksit “Jon” në Vlorë, duke shpresuar që prokuroria të mos ndalet në hetime, ndërsa komentoi edhe qëndrimin e Sali Berishës për këtë çështje.
Titujt kryesorë të gazetave shqiptare sot (15 dhjetor 2013)
Gazeta Shqiptare ka si argument kryesor: “Lista me 1200 emra, Partia Demokratike publikon emrat”. Tjetër: "Eksploziv perfektit, hetimet: Akt me qëllim terrorist”, “Tahiri drekë kokë më kokë me Ramën”
Gazeta DITA çelet me opinionin e Bedri Islamit: I pafytyri, a po përgatitet Berisha për një grusht shteti? Tjetër: Faqet e së dielës: Fjalimi i shfazuar i Bashës dhe editoriali i Metës
Tetë ministra të Jashtëm, lobim pro shqiptar në BE për statusin
Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Estonisë, Hungarisë, Irlandës, Italisë dhe Sllovenisë, i janë drejtuar përmes një letre ministrit të Jashtem të Lituanisë, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së dhe Shefes për Politikë të Jashtme të BE, Kethrin Ashton. Në këtë letër, tetë shefat e diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së, shprehen se japin mbështetjen e plotë për një vendim pozitiv për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, ashtu siç Komisioni rekomandon.
Basha, asnjë fjalë për pallatin, ia ka lënë “shefit”, i cili ka bërë thirrje për t’u “ngritur kundër Edvinit”
Ndërsa kompleksi “Jon” në Vlorë numëronte minutat e fundit të ekzistencës së tij në qytetin bregdetar para shembjes me tritol, kreu i PD, Luzim Basha, është treguar i rezervuar përballë interesit të gazetarëve, duke i orientuar për informacion në Kryeministri. “Për këtë pyesni ‘Arturo Ui-në tek Kryeministria”, tha shkurt Basha. Më pas Basha ka folur për tjetër gjë, për administratën publike, pasi për “pallatin” jo pak minuta më vonë do të fliste vetë “shefi”, i cili ka ka kërkuar nga qytetarët që të ngrihen kundër Edi Ramës.
Si duket deklarata e dikurshme ka qenë emocionale, dështon mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama&Thaçi
E thënë në një moment emocional, si duket entusiazmi është shuar shpejt, madje është harruar fare. Mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e planifikuar të mbahej të dielën në Prizren nuk është realizuar. Këtë dështim e ka konfirmuar këshilltari i Kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, i cili ka folur për gazetën Express.
Shtypi i huaj: Berisha po bën atë që di të bëjë, luftën civile, por, si duket...nuk po e kupton se po përgatit vendin në burg
Scharf-lins de, një blog i majtë gjerman, me autor Max Brym, shkruan se ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i radikalizon deklaratat publike dhe po kërkon të bëjë atë që di të bëjë, luftën civile. Për momentin, kundër tij ka hetime për vjedhje dhe korrupsion. Por Berisha ka nisur të kërcënojë me luftë civile, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Anti- komunisti primitiv deklaroi në Facebook: “Zoti Rama, mendoni për fatin e statujës së Leninit në Kiev, që u rrëzua. Edhe ju do rrëzoheni si ai”. Në këtë mënyrë ai bëri thirrje për luftë civile në Shqipëri.
Zbulohet një varr masiv me 250 trupa të viktimave në Rashkë të Serbisë
Fati, megjithëse i zi, iu ka buzëqeshur dhe është disi ngushëllues për qindra familjeve kosovare me zbulimin këto ditë të varrit masiv në Rashkë të Sërbisë, ku mund të jenë trupat e 250 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Ekspertët vendas dhe evropian të mjekësisë ligjore, thanë se janë gjetur rroba dhe eshtra të viktimave të luftës në Kosovë, gjatë gërmimeve në një varrezë të dyshuar në qytetin e Rashkës në jugperëndim të Serbisë, jo fort larg kufirit me Kosovën. Gërmimet filluan të martën më dhjetë dhjetor.
Shembja e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës, i suksesshëm teknikisht
Shpërthimi ka qenë i fortë dhe zona përreth u mbulua nga shtëllunga të zeza tymi, por fatmirësisht nuk janë shënuar dëme përreth kompleksit. Dy pallatet e këtij kompleksi ranë përtokë pjesërisht në krahun e pishinës, krah në të cilin ishte parashikuar dhe shembja.
Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme eksplozivi i llojit tritol u vendos në 1500 vrima në kollonat e betonit të pallatit dhe tre brigada të xhenios kanë bërë mbushjen e vrimave me kallëpë tritoli C4,(rreth 300 kg) nga ku më pas u krye dhe shpërthimi i komanduar për rrëzimin e objektit.
Zh.
Aksioni i lojërave të fatit, “Fundi i Marrëzisë”, një marrëzi dhe fiasko e vërtetë e qeverisë Rama
Mbyllja e lojërave të fatit konsiderohet si një prej operacioneve më të mëdha të qeverisë socialiste, pasi gjatë aksionit që u shtri në të gjithë vendin në terren u angazhuan të paktën 6 mijë punonjës policie. Në përfundim të këtij operacioni Ministria e Brendshme tha se u kontrolluan 1374 subjekte, u evidentuan 542 vepra penale zhvillim i palejuar i lojërave të fatit si dhe u proceduan penalisht 534 autorë. Por hetimi për këto raste rrezikon të dështojë, pa i dërguar gjykatës asnjë prej operatorëve që ka kryer aktivitet të paligjshëm.
Çështje ndërgjegjeje njerëzore: Paraushtaraku serb rrëfen krimet në Kosovë edhe pse i di pasojat që e presin
Në një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë”, Zoran Rashkoviq, ish-pjesëtar i njësitit paraushatarak serb “Çakejtë”, ka treguar për krimet që ka kryer ky njësit në fshatrat Qyshk, Zahaq, Pavlan e Lubeniq të komunës së Pejës, ku janë vrarë më shumë se 100 shqiptarë, gjatë luftës në Kosovë.