Shtypi i huaj: Berisha po bën atë që di të bëjë, luftën civile, por, si duket...nuk po e kupton se po përgatit vendin në burg

Scharf-lins de, një blog i majtë gjerman, me autor Max Brym, shkruan se ish- kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, po i radikalizon deklaratat publike dhe po kërkon të bëjë atë që di të bëjë, luftën civile. Për momentin, kundër tij ka hetime për vjedhje dhe korrupsion. Por Berisha ka nisur të kërcënojë me luftë civile, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Anti- komunisti primitiv deklaroi në Facebook: “Zoti Rama, mendoni për fatin e statujës së Leninit në Kiev, që u rrëzua. Edhe ju do rrëzoheni si ai”. Në këtë mënyrë ai bëri thirrje për luftë civile në Shqipëri. Por për pasurinë përrallore të familjes dhe klanit të tij nuk tha asgjë. Gjithmonë e më tepër ai po i referohet kryengritjes në Ukrainë. Kërkon që një skenar të tillë ta zbatojë në Shqipëri. Por nuk ka aq fat, pasi qeveria gjermane BE e sheh Berishën si personin përgjegjës për korrupsionin.
Si duket Berisha do e gjejë veten në burg, të paktën kjo është ajo që kërkon shumica në Shqipëri për shkak të mashtrimeve, pasurimit të paligjshëm dhe vrasjes së tre protestuesve më 21 janar në Tiranë.
Zh.
Comments
PO SHOKE. PROLETARIATI
PO SHOKE. PROLETARIATI BOTEROR ESHTE ME NE. PO BORGJEZIA...?!
Borgjezia dhe njerezve qe u

Borgjezia dhe njerezve qe u kishte ardhur ne maje te hundes ja dhane pergjigjen me 23 Qershor. Ndersa horrat, mafia dhe ata qe ti i quan borgjezi te pasuruar me ndihmen e familjes.....kerkojne destabilizim por e kane kot se koha po ndryshon.

Ah, more shok... Te lumte
Ah, more shok... Te lumte goja! POSHTE RRREAKSIONI!
Ne jemi Kundera
Ne jemi Kundera proletatariatit por borgjezia me ne eshte.
Kur jane ne pyetje te kuqt,

Kur jane ne pyetje te kuqt, jo antikomunist primitiv por do te shenderrohem edhe ne bishe te eger, po si nuk iu vjen turp te na kujtoni te kaluaren tragjike te Enver Hoxhes, kryediktatorit proletar i cili gjunjezoj per 50 vite popullin shqiptar! Edi Rama i biri i vrasesit Kristaq Rama eshte vendosur ne ate pozite per te ringjallur ideologjine e kuqe!!!

Sa me pare ne burg ky

Sa me pare ne burg ky kriminel aq me mire per Shqiperine dhe shqiptaret...ky maskara duhet te paguaj gjithe krimet dhe vjedhjet qe ka bere...duhet ti sekuestrohet pasuria e vene mekorrupsion dhe vjedhje, e vrasje dhe duhet kerkuar ku ka depozituar parane e vjedhur...kur te behen te gjitha keto ky vend do te gjeje qetesi

Nuk arrij e kuptoj se pse na

Nuk arrij e kuptoj se pse na sjellin ketu shkime nga nje blog i panjohur gjerman, sikur te isNew York Times

Nje blog i majte gjerman?

Nje blog i majte gjerman? Wow, cfare burimi....

Po cna shisni lloqe blogjesh

Po cna shisni lloqe blogjesh per lajm!

Nuk mjaftoi ndihma morale e

Nuk mjaftoi ndihma morale e shokeve, pioniereve dhe veteraneve te partise , qe i sollen ne ndihme Edi Rames per 29 nentor Enver Hoxhen si xhinin nga shishja. Tani po degjojme batare revolucionare edhe nga "shtypi" marksist-leninist gjerman, konkretisht nga shoku Max Brym, i cili ne blogun e vete "nxehtesisht te majte" na sjell edhe kujtime nga takimi i tij me Enver Hoxhen ne 1983. Qe atehere shoku Maks s'ka pushuar se kerkuari socializmin e vertete, te cilin sic duket e ka zbuluar te reinkarnuar tek shoku Edi. Le te thote Edi Rama sa te doje qe eshte ndare me Enver Hoxhen e vdekur qe me 1990. Shoket e brendshem dhe ata internacionale e kuptojne sic duhet vijen e drejte te partise dhe te shokut Rama si dhe te misionit te tij per ta care historine me tritol ne njeren dore dhe betoniere ne doren tjeter.

Add new comment