Si duket deklarata e dikurshme ka qenë emocionale, dështon mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Rama&Thaçi

E thënë në një moment emocional, si duket entusiazmi është shuar shpejt, madje është harruar fare. Mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverive të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë e planifikuar të mbahej të dielën në Prizren nuk është realizuar. Këtë dështim e ka konfirmuar këshilltari i Kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, i cili ka folur për gazetën Express.
“Takimi i planifikuar për nesër është shtyrë. Kjo ka ndodhur për shkak të mos përputhjes së agjendave të Kryeministrit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama”, ka thënë Çollaku. Ai thotë që ky takim është planifikuar që të mbahet në pjesën e dytë të janarit të vitit tjetër.
Zh.
Comments
Sherr ne mes dy vllazenve te
<p>Sherr ne mes dy vllazenve te Rexhep Erdoganit. Ha,ha,ha.</p>
Add new comment