Arkiv-Lajme
Paketa e re fiskale nuk mirëpritet nga biznesi. Jaka: Rritja e tatim fitimit e negociueshme në një ekonomi ku funksionojnë rregullat
Biznesi nuk duket se e ka mirëpritur paketën e re fiskale të qeverisë “Rama”. Gazeta “Panorama” citon dyu përfaqësues të komunitetit të biznesit, Luan Bregasin dhe Nikolin Jakën që të jenë shprehur se nismat e reja fiskale të qeverisë nuk miratohen prej tyre.
Debate në parlament për largimet nga administrata. Topalli-Metës: Ke larguar 45 nëpunës nga administrata
Seanca parlamentare e sotme ka nisur me debate të forta mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe parardhsëses së tij, Jozefina Topalli, Shka është bërë pretendimi Ii Topallit për largime nga puna në administratën e Kuvendit, për të cilat ajo edhe ka akuzuar kreune LSI-së. “Unë sjell në vëmendje sot këtu se janë hequr një numër i madh grash femrash nga puna, janë hequr nga puna administrata e Kuvendit. Deri tani janë hequr 45 dhe janë në listë dhe 25 të tjerë, nga një administratë që përbëhet me mbi 200 vetë.
Ndarja e re territoriale, hapen diskutimet edhe për përfaqësimin e pakicave. Meta: Kemi asistencën më të mirë në këtë drejtim
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë një koment të vetin lidhur me diskutimet për reformën e re territorial dhe administrative të vendit. Sipas tij, ky rishikim i kufijve të territorit nuk duhet të cenojë përfaqësimin e pakicave. “Kam ndjekur mediat dhe ka pasur shqetesime edhe nga zëvendësi i Kuvendit, zoti Dule për këtë çështje, se mos një reformë e tillë do të dëmtojë përfaqësimin e pakicave në vend. Nuk është në asnjë mënyrë qëllimi i kësaj reforme.
Komisioni hetimor për deklaratat e biznesit; materiali i PD-së përfshin edhe deputetin Braho
Gazeta “Panorama” boton sot një pjesë të përmbajetjes së kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e ruajtjes ose jo të deklaratave fiskale të biznesit. Dhe nga zbardhja që i bën kërkesës së PD-së, del edhe lajmi se në filmimet e kamerave të sigurisë së Drejtorisë së Tatimeve përfshihet edhe një nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. “Më datë 15.11.2013, rreth orës 10:20, z. Rista është informuar nga specialistët e Drejtorisë së IT (z. Andi Agaraj dhe znj. Alketa Aliaj) se drejtoresha e Përgjithshme, znj.
Ndërtimet pa leje, cenimi i një trashëgimie. Ana tjetër e pranverës arabe në Egjipt
Aleksandria, një nga qyetetet më të veçanta të Lindjes së Afërme, "Perëndimi" i Egjiptit të faranonëve po preket së fundmi nga mania ndërtimeve pa leje, nje fenoment që ne shqiptarët e njohim mirë. Në disa nga lagjet e saj më të njohura po mbijnë së fundmi "kulla" të larta, nga ato që perceptohen se sfidojnë një trashëgimi mijëravjeçare. Dhe që po cenojnë harmoninë urbanistike të një qyteti që siç përshkruhet mbledh në vetvete, maltezë, grekë, italianë, hebrenj, levantinë dhe europianë. “Revolucionet kështu janë përherë.
KLSH, kallëzim penal ish krerëve të INUK, Bojaxhi dhe Dauti. Shpërdorim detyre, thotë akuza
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për dy ish-kryeinspektorë të INUK-ut, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Gjatë auditimit të realizuar tek INUK, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh tek dy ish-kryeinspektorët të cilët kanë drejtuar këtë institucion në vitet 2010-2012. Dhe të kallëzuarit sipas gazetës Dita (disa media të tjera online të tjera nuk i kanë dhënë emrat) janë Gjergj Bojaxhi dhe Gëzim Dauti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë penguar prishjen e ndërtimeve pa leje.
Jaruzelski, lideri i fundit komunist i Polonisë shtrohet në spital. Më datën 13, marshim proteste kundër tij
Ish-lideri i fundit komunist i Polonisë, Wojciech Jaruzelski, është shtruar sot në spitalin e Varshavës. 90 vjeçari vuan nga probleme kardiovaskulare dhe është hera e dytë që shtrohet në spital brenda një kohe të shkurtër. Ndërkohë bëhet e ditur se as dy ditësh, pritet që në Poloni të mbahet një marshim proteste, në përvjetorin e 13 dhjetorit 1981, dita kur Wojciech Jaruzelski kërkoi vendosjen e ligjit të luftës kundër lëvizjes ‘Solidarnos”. Jaruzelski erdhi në pushte nga sfera ushtarake.
Një mashtrues virtuoz në ceremoninë e fundit për Mandelën
Nuk mund të mendohej ironi më e madhe për ceremoninë mortore të Mandelës sesa ajo që ndodhi. Përkthyesi i gjesteve, që shërben për të përcjellë fjalimet për ata që nuk mundet të dëgjojnë, duket se “ka shpikur gjestet e tija”. Kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare për personin i cili për orë të tëra, në prezencë të liderëve botërorë, thjesht “ja fuste kot”. Gazeta britanike “Telegraph” e përshkruan personin ende të paidentifikuar si “afrikano-jugori misterioz” i cili “për orë të tëra që qëndroi në skenë, bënte gjeste fëminore me duar”.
TAP, në 2014 oferta publike. 1.5 miliardë euro për Greqinë dhe 1 miliardë për Shqipërinë. Do të përfshihen 55 000 njerëz
Kanë nisur përgatitjet për ndërtimin e gazsjellsit Transadriatik(TAP), tenderimi i parë për të cilin do të bëhet në vitin 2014. Ndërsa puna në terren do të nisë në vitin 2015. Lidhur me këtë sot është bërë një komunikim zyrtar sipas të cilit oferta publike do të hidhet mundësisht në gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, ndërsa në datën 17 dhjetor, konsorciumi i Shah Denizit në Azerbajxhan do të publikojë vendimin e vet përfundimtar lidhur me fazën e dytë të financimit të projektit.
Statusi, të gjithë pro në PE, përveç përfaqësuesit lituanez. Në pritje të 17 dhjetorit...
Statusi i vendit kandidat për në BE duket se është kthyer në një proces negociatash. Kështu, Top-Channel, raporton sot seancën e zhvilluar në Parlamentin Evropian, ku është debatuar për Shqipërinë, vetëm pak ditë pasi Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së do të marrë një vendim më datën 17 dhjetor, për t’u sigluar edhe nga Këshilli i krerëve të vendeve të BE-së. Ishte përfaqësuesi i presidencës lituaneze ai që nuk është arritur të bindet për Shqipërinë dhe reformat e kryera prej saj. “Nuk dua të paragjykoj vendimin e ministrave të 17 dhjetorit.