KLSH, kallëzim penal ish krerëve të INUK, Bojaxhi dhe Dauti. Shpërdorim detyre, thotë akuza

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 15:16

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për dy ish-kryeinspektorë të INUK-ut, pasi akuzohen për shpërdorim detyre. Gjatë auditimit të realizuar tek INUK, KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh tek dy ish-kryeinspektorët të cilët kanë drejtuar këtë institucion në vitet 2010-2012. Dhe të kallëzuarit sipas gazetës Dita (disa media të tjera online të tjera nuk i kanë dhënë emrat) janë Gjergj Bojaxhi dhe Gëzim Dauti, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi kanë penguar prishjen e ndërtimeve pa leje. Ndërkaq, nga KLSH i është kërkuar kryeinspektorit aktual të INUK-ut fillimi i procedurave administrative e ligjore për dhënien e masave disiplinore largim nga detyra për 7 punonjës të këtij institucioni, ndërsa është bërë kallëzim penal edhe për drejtorët e ALUIZNI-t në Vlorë dhe Lezhë.

 

Më shumë, në linkun: http://gazetadita.al/klsh-kallezim-penal-dy-ish-kryeinspektoreve-te-inuk-ut-bojaxhi-e-dauti/

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.