Arkiv-Lajme

Bien në mënyrë të ndjeshme dërgesat e emigrantëve

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 11:38

Remitancat e emigrantëve duket se po shkojnë përherë e më shumë drejt rënies. Raporti i tremujorit të tretë të politikave monetare, për vitin 2013, hartuar nga Banka e Shqipërisë jep një shifër rreth 40% më të ulët të dërgesave të emigrantëve krahasuar me një vit më parë. Shifra i referohet llogarive të tremujorëve të dytë të 2012-ës dhe 2013-ës, që pëson një zbritje të madhe. Sinjalet që ky aktor nëse mund të themi i bilancit financiar dhe ekonomik të Shqipërisë ka nisur të dobësohet, ka kohë që janë vënë në dukje, por rënia e këtij viti ka një peshë specifike më të madhe.

Duket se do të ketë një listë padish. Shalsi: Historia do të vazhdojë. Në skenë del Berisha me projektin e protestave: Të ngrihemi kundër neobllokmenëve

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 10:55

Arben Imami nuk do të mbetet i vetëm në paditjen e atyre që supozohen se janë afera korruptive të përfaqësuesve të qeverisë së shkuar. Deputeti socialist, Eduard Shalsi, deklaroi në një intervistë për “A1 Report” se pas ish-ministrit të Mbrojtjes do të ketë padi të tjera. “Sigurisht, në prokurori do të shkojnë të gjithë ato akuza që do të kenë material të saktë për këto do të qëndroni në kontakt me qeverinë. Historia do të vazhdojë”, tha Shalsi, duke bërë një replikë direkte me atë që z. Imami deklaroi sot në mëngjes.

Rusia paralajmëron me kundërpërgjigje bërthamore ndaj projektit ushtarak të SHBA-ve

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 10:28

Tonet mes dy fuqive kryesore, SHBA-ve dhe Rusisë janë ashpërsuar deri në pikën sa po vihet në qarkullim terminologjia e Luftës së Ftohtë. Kështu, agjencia ruse e lajmeve “Ria Novosti”, citon zv.ministrin e Mbrojtjes, Dimitri Rogozin i cili bëri të ditur se “Rusia po përgatit një plan për t’iu përgjigjur planeve që SHBA ka për zhvillimin e armëve të goditjeve të shpejta, të afta për të goditur shënjestra të rëndësisë strategjike në të gjithë botën”.

Përballje Rusi-Danimarkë-Kanada në Arktik. Nafta dhe gazi arsye kryesore

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 09:14

Duket se një përballje e re mes Rusisë dhe disa vendeve të Perëndimit po projektohet tanimë në Arktik. BBC-ja njofton se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë që të shtojë praninë e vet në rajon, duke theksuar se “Rusia duhet të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur interesat e veta në këtë rajon”. Aktualisht Moska zyrtare ka një bazë ajrore në Arktik, por BBC-ja e konsideronte këtë direktivë nga më shqetësueset për nga natyra e vet. Sipas saj, ajo u vu në lëvizje, pasi Kanadaja bëri të ditur se do të shpallë shefin kontinental në Polin e Veriut.

Njeriu i vitit është Papa

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 08:49

U fol edhe për Vladimir Putinin, madje pati edhe një nismë mbështetëse për të, u fol edhe për Bashar Al Assadin, por revista “Time” ka zgjedhur Papa Françeskun I, si njeriun e vitit për 2013-ën. Ja sesi e argumentoi revista përzgjedhjen e vet: “Për nxjerrjen e Papatit nga pallati, në rrugë, për angazhimin e kishës më të madhe në botë në përballjen e nevojave më të mëdha të saj dhe për balancimin e gjykimit me mëshirën, Papa Françesku I është Njeriu i Vitit 2013 i revistës “Times”.

Padia e Kodhelit, reagon Imami: Historia nuk mbaron sot dhe këtu

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 08:38

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka hedhur poshtë padinë e bërë në adresë të tij nga ministrja aktuale, Mimi Kodheli për të kaluar madje në disa hamendësime dhe akuza të hapura për kryeministrin Edi Rama. Sipas Imamit, padia është hartuar nga ekspertë privatë, në një kohë kur hetimi administrativ nga Auditi i Brendshëm nuk ka përfunduar. “Pyes zotin Rama: Kush e ka hartuar kallëzimin penal kur hetimi administrativ nuk ka përfunduar ende? Ç’është ky “grupi i ekspertëve”, citoj ministren e Mbrojtjes, kur qartazi nuk bëhet fjalë për Drejtorinë e Auditimit të Ministrisë së Mbrojtjes?

Pas Kroacisë edhe India shpall si vepër penale homoseksualitetin. Në Shqipëri pritet nisma për martesat gay

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 07:26

Pak ditë më parë  doli lajmi sipas të cilit bëhej e ditur se Kroacia, përmes një referendumi i tha “Jo” martesave gay, duke zgjidhur kështu një debat të madh mbi të drejtat e këtij komuniteti. Por edhe India, duket se ka dalë me një “Jo” ndaj marrëdhënieve homoseksuale, teksa gjykata e lartë e këtij vendi i ka cilësuar ofendim ato, duke iu referuar një ligji të trashgëguar nga periudha koloniale britanike. Vendimi ka zgjuar debat, jo vetëm nga komuniteti LGBT, por edhe nga pjesë të tjera të shoqërisë, pasi siç shprehen ata shoqëria indiane është shumë tolerante.

Demaçi “deheroizon” Rugovën; dhe i jep përgjigje Mark Krasniqit

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 06:38

Adem Demaçi e konfirmon, më saktë e përforcon, idenë e vet mbi Ibrahim Rugovën të shprehur në një takim universitar që është mbajtur në nderim të Nelson Mandelës. Në një intervistë për Express-in, ai thotë se Rugova ka qenë një antivlerë. “Ai i është zgërdhirë Millosheviçit para televizionit të Serbisë, populli e ka parë dhe krejt bota e ka parë. E kanë dëgjua kur ka thënë se duhet me ndalë luftën.

Bollano me Censusin e Omonia-s në dorë: Ka rreth 300 mijë minoritarë në Shqipëri

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 06:17

Vasil Bollano është rishfaqur sërish në skenën politike. Kësaj radhe ai ka publikuar një statistikë për numrin e përfaqësuesve të minoritetit grek në Shqipëri, pasi OMONIA, zhvilloi atë që mund të quhet Censusi I brendshëm i saj. Gazeta “Shekulli” bën me dije këtë lajm, duke e shoqëruar me të dhënat e Bollanos. “Janë plotësuar 286.852 pyetësorë individualë prej të cilave 30% ose 86.000 në mënyrë elektronike.

Të flasim vetëm për fitoren…

Postuar në 11 Dhjetor, 2013 05:05

“Të mos pranosh humbjen”, kjo është me gjasë një tipar që i bashkon kudo politikanët shqiptarë. Ky ves që ka shoqëruar sidomos Shqipërinë në vitet e tranzicionit, po “ngjit” mirë edhe në Kosovë, ku para pak ditësh u zhvilluan zgjedhjet lokale. Të dhant flasin për një fitore të LDK-së në shkallë vendi, por edhe për një humbje personale të kryetarit të saj, Isa Mustafa në Prishtinë. Në fakt, i pyetur nga gazeta “Zëri”, Mustafa ka zgjedhur të flasë për fiotren e LDK-së, por jo për humbjen e tij, çka nuk tingëllon edhe aq normale në aspektin logjik.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme