Arkiv-Lajme
Ish IT-ja dorëzon pamjet filmike në prokurori. A janë fshirë përfundimisht të dhënat e tatimeve?
Gazeta Panorama njofton se pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve bien në duart e prokurorëve që po hetojnë fshirjen dhe zhdukjen e 4.3 milionë deklaratave tatimore të bizneseve më 21 nëntor 2013. Ato janë dorëzuar në organin e akuzës nga ish-shefi i IT, Renald Rista, i thirrur për herë të dytë në prokurori nga grupi i hetimit. Burimet nga hetimi thanë se pamjet janë dorëzuar me procesverbal nga Riska, i cili ka dhënë edhe shpjegimet e mëtejshme në lidhje me mënyrën si i ka marrë ato.
Teatri Kombëtar në reformë. Tre artistë kandidojnë në vend të Skramit: Bitri, Vasili dhe Çuli
Teatri Kombëtar pret drejtorin e ri pas shkarkimit të drejtorit Kristaq Skrami. Shqiptarja.com njofton se mes artistëe është rritur ankthi, edhe për faktin se reforma e pritshme e shpallur nga Ministria e Kulturës, ndryshon mënyrën si do të kontraktohen artistët që do të punojnë për TK. Por ndërsa nuk ka mbaruar ende afati i aplikimeve, mësohen emrat e tre konkurrentëve më të fortë, të cilët duken se janë më afër kritereve të shpallura nga Ministria, ku ndër to theksohet edhe “që të dëshmojë përvoja ndërkombëtare”.
Padia ndaj Imamit për fondet: Reklama, karburant dhe fushatë
Padia e Ministrisë së Mbrojtjes ndaj ish-ministrit Arben Imami, e dorëzuar dje në Prokurorinë e Përgjithshme, si element kryesor por jo të vetëm të akuzave për "Shpërdorim detyre", "Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti", si dhe "Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”, ka një tender reklamash me vlerën 1.2 milionë USD.
I prangosur në sallë si Kadri Hazbiu. Mesazhi i akullt i Kim Jong Un-it
Krahasuar me arkivat e diktaturës sonë komuniste, pamje të tilla të kujtojnë arrestimin e Kadri Hazbiut në plenum, që mund të gjenden në youtube. Fjala është për Korenë e Veriut, ku raportimet e rezervuara për eliminimin politik (si fillim) të njeriut të dytë të regjimit u konfirmuan nga vetë Pheniani, me pamjet e arrestimit spektakolar mes një mbledhjeje ditën e djeshme, të burrit të hallës së diktatorit Kim Jong Un, zv.shefi i ushtrisë Jang Song Thaek.
Sami Lushtakut i refuzohet betimi si kryekomunar nga EULEX. Skënderaj sërish me zgjedhje
Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ndodhet i burgosur nën akuzat për krime lufte si pjesë e “grupit të Drenicës”. Ai gjithsesi ishte kandidat i PDK-së këto zgjedhje lokale në Kosovë dhe fitoi. Por mandati nuk mund të quhet i konfirmuar nëse Lushtaku nuk bën betimin para asamblesë komunale. Pikërisht lirimin nga qelia për të bërë betimin, ka refuzuar sot gjyqtari i EULEX-it që mori kërkesën e Sami Lushtakut. Koha Ditore njofton se si pasojë ai do ta humbasë mandatin dhe Skënderaj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.
“Corriere della Sera”: Televizionet shqiptare, kopje autentike e televizioneve italiane
Gazeta “Corrriere della Sera”, në një shkrim të publikuar këto ditë, evidenton klonimin e emisioneve të televizionit italian në televizionet shqiptare. Në shkrim përmenden disa formate të njohura në ekranet shqiptare, të cilat janë marrë copy-paste nga televizionet italiane. Këtej «Striscia la Notizia», andej «Fiks Fare» e «Ça thu..!?». Këtej «Che tempo che fa», andej «A Krasta Show». Këtej «Le Iene», andej «Antilope». Paska për të qeshur. Madje në rastin e fundit kanë ruajur edhe pamjen e faunës dhe kanë ndryshuar vetëm kafshën (nga hiena në antilopë).
Gjyqtari i akuzuar deklaron se nuk do largohet nga vendi. Sipas tij, akuza është “përpunuar”
I shkarkuar nga KLD si kryetar i komanduar i gjykatës së Pukës, por në detyrë si gjyqtar, i akuzuari i skandalit të investiguar nga emisioni Fiks Fare, Shtjefën Lleshi, ka deklaruar sot për mediat se do të përballet me gjykimin dhe nuk ka për t’u larguar nga vendi. Një ditë pas arrestimit të prokurorit dhe kancelares së Gjykatës së Pukës, Lleshi “siguroi” drejtësinë se nuk do t'i shmanget hetimit.
Vazhdon lufta e shifrave mbi krimet dhe aksidentet. Po mediat ç'thonë?
(E perditesuar) Pasi deputeti i PD-së Berisha deklaroi në Kuvend se në një muaj ka patur 47 vrasje, sot doli në konferencë shtypi deputeti tjetër i PD-së, Arben Ristani, dhe deklaroi se në një muaj (nëntor) ka patur 10 vrasje. Por sipas Ministrisë së Brendshme, edhe kjo shifër ndjeshëm më e ulët e Ristanit është e pasaktë.
Renzi në krye të së majtës italiane. 38 vjeçari kandidat për kryeministër
Ishte e pashmangshme dhe ndodhi ajo që pritej: Ylli në rritje i së majtës italiane, Matteo Renzi, kryebashkiaku 38 vjeçar i Firences, fitoi bindshëm zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u shndërruar në kandidatin kryesor potencial për t'u emëruar kryeministër i ardhshëm i vendit. Ai fitoi 68% të votave të antarëve të partisë. Mbështetësit e tij shpresojnë që Renzi të jetë në gjendje të bashkojë forcën e tij politike të ndarë në disa fraksione. Partia Demokratike, në Itali është forca më e madhe politike e majtë e vendit.
Cianuri dhe tregu i “Dinamos”, përse bashkia nuk thotë shkoqur: Kjo zonë do urbanizohet?
Lajmi i ekzistencës së rreth 700 kg cianur në një depo pranë tregut ushqimor të ish uzinës “Dinamo”, u shoqërua me vendimin për zhvendosjen e kësaj sasie të mbetur nga veprimtaria e dikurshme e uzinës. Paskëtaj erdhi një njoftim i Ministrisë së Bujqësisë, e cila vendosi të kontrollojë ndikimet që mund të jenë shkaktuar në mjedisin përreth. Reagimi i ministrisë ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë që të kryhen analizat, këqyrjet dhe verifikimet e nevojshme, për të vlerësuar ndikimin mjedisor të zhvendosjes së lëndës helmuese.