Cianuri dhe tregu i “Dinamos”, përse bashkia nuk thotë shkoqur: Kjo zonë do urbanizohet?

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 09:07

Lajmi i ekzistencës së rreth 700 kg cianur në një depo pranë tregut ushqimor të ish uzinës “Dinamo”, u shoqërua me vendimin për zhvendosjen e kësaj sasie të mbetur nga veprimtaria e dikurshme e uzinës. Paskëtaj erdhi një njoftim i Ministrisë së Bujqësisë, e cila vendosi të kontrollojë ndikimet që mund të jenë shkaktuar në mjedisin përreth. Reagimi i ministrisë ka ardhur pas kërkesës së Bashkisë që të kryhen analizat, këqyrjet dhe verifikimet e nevojshme, për të vlerësuar ndikimin mjedisor të zhvendosjes së lëndës helmuese. Mirëpo tregu ka qëndruar hapur, siç raporton TCH, ndërkohë që tregtarët kanë deklaruar se në fakt, sasia në fjalë ndodhej tek ish uzina “Dajti”, nja dy kilometra larg tregut, ndërsa njoftimi është bërë në mënyrë tendencioze nga bashkia e Tiranës. Kjo e fundit kërkon ta zhvendosë aktivitetin e shumicës në një pikë të ngritur enkas në autostradë, ndërsa zona në fjalë, nga më të lakmuarat për ndërtime, do të kthehet në truall ndërtimi. Por tregtarët thonë se nëse zhvendosen në zonën e re diku nga kthesa e Kamzës, tregtia do të pësojë rënie drastike.

Që bashkia ka synim ta shndërrojë atë territor, kjo është e qartë, siç është i tillë edhe konstatimi se mjediset e këtij tregu lënë shumë për të dëshiruar. Nuk do të ishte më e udhës që bashkia ta njoftonte hapur projektin (aq më mirë nëse kërkon dhe bashkëpunimin e pushtetit qëndror), pa këto manovra anësore që sjellin edhe panik?

a.k

Comments

Submitted by dritan (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>Me duket se ky lajm nen ndikimim e &quot;duhur&quot; ka harruar te permende nje shkrese sipas se ciles Ministria e Mjedisit kerkonte ne menyre taksative mbylljen e tregut para zhvendosjes se cianurit. Eshte sh e habitshme perse dhe si Ministria e Mbrojtes e beri zhvendosjen e helmit ne kundershtim me shkresen e mjedisit pa mbyllur me pare tregun kur tregetohen ushqime</p>

Submitted by ervini (not verified) on

<p>po mir more kriptosocialistet e respublica-s cte keqe ka ketu? Ne te gjithe boten tregjet e shumices jane te vendosura jashte qytetit. Ku qendron herezia se po zhvendoset ai treg i piste?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.