Sami Lushtakut i refuzohet betimi si kryekomunar nga EULEX. Skënderaj sërish me zgjedhje

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 14:14

Kryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ndodhet i burgosur nën akuzat për krime lufte si pjesë e “grupit të Drenicës”. Ai gjithsesi ishte kandidat i PDK-së këto zgjedhje lokale në Kosovë dhe fitoi. Por mandati nuk mund të quhet i konfirmuar nëse Lushtaku nuk bën betimin para asamblesë komunale. Pikërisht lirimin nga qelia për të bërë betimin, ka refuzuar sot gjyqtari i EULEX-it që mori kërkesën e Sami Lushtakut. Koha Ditore njofton se si pasojë ai do ta humbasë mandatin dhe Skënderaj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh. Refuzimin e kërkesës e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Paralelisht me lajmin, nisën edhe spekullimet e reja: Po sikur Lushtaku të kandidojë sërish?

a.k

Comments

Submitted by wow (not verified) on

<p>te kandidoje dhe te fitoje dhe eulex te shkoje ne shtepi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.