Gjyqtari i akuzuar deklaron se nuk do largohet nga vendi. Sipas tij, akuza është “përpunuar”

Postuar në 09 Dhjetor, 2013 12:24

I shkarkuar nga KLD si kryetar i komanduar i gjykatës së Pukës, por në detyrë si gjyqtar, i akuzuari i skandalit të investiguar nga emisioni Fiks Fare, Shtjefën Lleshi, ka deklaruar sot për mediat se do të përballet me gjykimin dhe nuk ka për t’u larguar nga vendi. Një ditë pas arrestimit të prokurorit dhe kancelares së Gjykatës së Pukës, Lleshi “siguroi” drejtësinë se nuk do t'i shmanget hetimit. Ja shprehjet që përdori gjyqtari: “Deklaroj këtu publikisht se do të jem i gatshëm të deklaroj për këtë çështje hetimore të filluar tashmë, gjatë gjithë hetimit dhe gjykimit dhe nuk do të largohem për asnjë çast, por do të qëndroj deri në përfundim të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje dhe zbardhjen e saj deri në fund. Po kështu unë do të jem përballë çdo akuze të drejtpërdrejtë, apo akuze të përpunuar rëndom qoftë ajo”. Duket se Lleshi është kujdesur jo dhe aq për cilësinë artikuluese të deklaratës, sesa për ta bërë të qartë se kish mundësitë edhe për t’u larguar nga vendi, por ai do qëndrojë se është i pastër.

a.k

Comments

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Shume trim duket ky.</p><p>Mbase ka te drejte. Ne Shqiperi ekziston nje precedent per nje video e cila u quajt montazh :)))</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.