Kodheli padit në prokurori paraardhësin në ministrinë e Mbrojtjes, Arben Imami

“Shpërdorim detyre”, “shkelje e kontributeve të dhëna nga shteti” dhe “shkelje të barazisë në tendera”, janë akuzat me të cilat ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli lajmëroi paditjen në prokurori të paraardhësit Arben Imami, deputet i Partisë Demokratike i cili në 4 vitet e qeverisjes së kaluar mbante postin e ministrit të Mbrojtjes. Pëmes një deklarate për shtyp bërë sot rreth orës 14:00 nga godina e kryeministrisë, Kodheli deklaroi se “kjo është një padi e mirëargumentuar dhe e përgatitur nga një grup ekspertësh që e kanë shqyrtuar deri në detaje këtë aferë korruptive të cilët kanë dalë në konkluzionin që kush ka qenë pjesë të dalë para drejtësisë. I kërkoj në mënyrë të veçantë Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë në lidhje me këto procedura që kanë çuar në abuzime të mëdha me paratë publike. Kjo nuk është aspak komode për mua apo për bashkëpunëtorët e mi, ndaj paraardhësit tim, por kjo ishte gjëja e e vetme që duhet të bëja në kushtet e të ndodhurit përpara fakteve të tilla”.
a.k
Comments
Pas akuzave del Imami ne
<p>Pas akuzave del Imami ne televizione dhe thote se eshte hakmarrje. Po pse nuk thote qe do shkoj ne prokurori dhe do te hedh poshte akuzat si te sajuara e te paverteta dhe do dal i pafajshem. Kaq do mjaftonte. Qenka "hakmarrje" per 21 janarin. Po kjo eshte nje ligjike feminore dhe jo prej politikani.</p>
Add new comment