Arkiv-Lajme

Çmimet drejt deflacionit, Fullani nuk e ul normën bazë të interesit...

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 11:19

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një ulje prej 0,7% kundrejt tremujorit të dytë 2013. Ndërkohë Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2013, u ul 0,5% krahasuar me muajin e mëparshëm.

Këto dy të dhëna tregojnë se çmimet në përgjithësi po shkojnë drejt deflacionit, i cili është shumë më i rrezikshëm për një ekonomi se sa inflacioni. Sepse deflacioni është pararendës i depresionit ekonomik afatgjtatë.

“Qeveria e kap lepurin me qerre” - 996 gjoba rrugore të paguara në kufi brenda një jave

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 10:15

Ministria e Brendshme njofton se gjatë kësaj jave Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin me rigorozitet të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të saj, lidhur me pagesën e gjobave për të gjitha automjetet që kalojnë kufirin.

Qysh prej datës 30.11.2013, kur ka dalë urdhri, e deri më sot, në Pikat e Kalimit Kufitar janë paraqitur për dalje 711 automjete që figuronin me gjoba të papaguara. Ndërkohë që shuma totale e gjobave ka qenë 1091,  për shkak se numri i gjobave për disa mjete ka qenë më shumë se një gjobë.

Shenjë simpatie për shqiptarët, Berluskoni shkruan parathënien në botimin italisht të librit të At Zef Pllumbit “Rrno për me tregue”

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:43

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, i njohur për aferat e tij seksuale dhe korruptive, ka treguar edhe një anë humane. Ai ka pranuar që të shkruajë parathënien e librit të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, që tashmë është përkthyer në italisht dhe ka dalë në libraritë e vendit fqinj. Përkthimi është bërë nga mbesa e Jonuz Kacelit, Keda Kaceli, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike. Ajo jeton në Itali dhe kishte marrë të drejtën nga At Zef Pllumi që ta përkthente edhe në italisht këtë vepër.

Prona, biznese, depozita bankare të vëna në pak kohë; zyrtarët e lartë të drejtësisë, më të pasurit në Shqipëri

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:24

Ajo që duket në sipërfaqe është 1/7 e ajsbergut. Gazeta Shqip në një shkrim të ditës së sotme është përpjekur të zbulojë pjesë të tjera nënujore të ajzbergut të disa nga dhënësve kryesorë të drejtësisë në Shqipëri. Dhe çfarë ka dalë nga një vëzhgim i thjeshtë?  

Tritol për të vënë ligjin: në Pallatin e vjehrrit të Bashës po hapen 1500 vrima

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:09

Tritoli pritet të shembë dhe ndërtesën e ashtuquajtur të “vjehrrit të Lul Bashës”. Sipas medieve, sot në mesditë INUK mori në dorëzim kompleksin "Jon" të ndërtuar në zonën e Ujit të Ftohtë, banorët dolën, po nis hapja e vrimave. Për të mos rrezikuar dështimin, trupat e xhenios kanë 5 ditë kohë për ta bërë gati për ekzibicionin e rradhës: ekspertët pritet të hapin rreth 1500 vrima në kollonat e betonit të kompleksit.

Satisfaction moral lehtësues për mijëra udhëtarë të lënë në mes të rrugës, por edhe dëmit të madh që i ka sjellë shtetit, Prokuroria nis hetimet për “Bell Air”

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 08:50

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet Njësise Task Forcë ka nisur hetimet kryesisht ndaj kompanisë ajrore 'Belle Air' për dyshimet se kjo shoqëri  mund të ketë mashtruar dhe si mund t'u jetë shmangur detyrimeve tatimore. Kjo është një masë, por edhe një sadisfaksion lehtësues shpirtëror për mijëra udhëtarë që kanë vuajtur për vite meradhë me vonesa e pengesa të natyrave më të ndryshme nëpër aeroporte, por edhe për ata që  kanë një biletë të djegur në dorë të kësaj kompanie dhe që do ta paguajnë dyfish, duke udhetuar me linja të tjera.

Shpend Ahmeti: Duhet të lidhim bashkëpunim me Bashën. Me Ramën, e kemi të ndërtuar..

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 07:48

Kryetari i ri i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që i përket lëvizjes ‘VETËVENDOSJE’, ka folur për herë të parë për një gazetë  në Tiranë, DITA-n. Ai i tha gazetarit Xhevdet Shehu se fitorja e Vetëvendosje-s nuk pati asnjë mbështetje nga PDK e Thaçit (siç aludojnë disa zëra) për të hedhur Isa Mustafën e LDK-së. Këta zëra thonë se këtë aleancë e ka “bekuar” vetë Edi Rama.“ VETËVENDOSJE! nuk operon me variante aleancash, ku votuesi, qytetari konsiderohet si objekt i cili mund të përdoret sipas interesit të pronësuesit partiak, ” u përgjigj thjeshtë Ahmeti.

SHËNIM: Pse nuk thuhet tirazhi i VËRTETË i gazetave?

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 07:34

Blogu Historia-ime.com ka nxjerrë një foto ku tregohet fatura ditore e shtypshkrojnës për tirazhin e një gazete. Bëhet fjalë për "Panoramën" e deklaruar si një nga gazetat më të mëdha në vend, por që me sa duket shtyp rreth 9 mijë kopje nga të cilat shet rreth 60 përqind - shkruan Historia.Com. Në bazë të këtyre shifrave, ose nuk është gazeta më e madhe, ose në këtë vend  shtypin e shkruar e blejnë një përqindje shumë e ulët e qytetarëve.

Kreu i Urdhrit të Mjekut, Abazaj: Ka korrupsion, pasi shëndetësinë po e drejtojnë njerëz që s’kanë të bëjnë fare më të

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 15:06

Kreu i Urdhrit të Mjekut, Dine Abazaj, në një intervistë për “A1 Report” tha se korrupsioni në sistemin e shëndetësisë në vendin tonë mbetet një fenomen shqetësues. Duke u ndalur tek rastet e akuzimit të bluzave të bardha për mitmarrje, tha se është me rëndësi që të sinjalizohen rastet e tilla, pasi po kthehen në një fenomen.

Ridvan Bode, Shaban Memia dhe Ardian Kollozi, drejt ndjekjes penale, zhdukën 30 milionë të legalizimeve

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 13:56

Pas paraqitjes së gjendjes skandaloze në ALUIZNI nga kryetari i saj aktual, Artan Lame, që tha se ky institucion ka falimentuar, pasi janë legalizuar vetëm 10 përqind e banesave të regjistruara, ndërsa paratë e rreth 50 mijë praktikave janë arkëtuar dhe kanë shkuar në buxhet, por  për vite me radhë nuk është bërë legalizimi, gazeta SOT zbulon një aferë tjetër të rëndë financiare, atë të zhdukjes së 30 milionë dollarëve të mbledhura nga qytetarët për legalizimet dhe që duhet të përdoreshin po për legalizimet, por që kanë shkuar në destinacion tjetër.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme