“Qeveria e kap lepurin me qerre” - 996 gjoba rrugore të paguara në kufi brenda një jave

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 10:15

Ministria e Brendshme njofton se gjatë kësaj jave Policia e Shtetit ka vijuar zbatimin me rigorozitet të urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të saj, lidhur me pagesën e gjobave për të gjitha automjetet që kalojnë kufirin.

Qysh prej datës 30.11.2013, kur ka dalë urdhri, e deri më sot, në Pikat e Kalimit Kufitar janë paraqitur për dalje 711 automjete që figuronin me gjoba të papaguara. Ndërkohë që shuma totale e gjobave ka qenë 1091,  për shkak se numri i gjobave për disa mjete ka qenë më shumë se një gjobë.

Në këto 7 ditë, që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij urdhri, janë paguar pranë sporteleve të bankave në Pikat e Kalimit Kufitar 996 gjoba për 659 mjete.

Ata që s’duan të vonohen në kufi, informacionin mbi detyrimet e automjeteve të tyre mund ta gjejnë në faqen e internetit të Policisë së Shtetit dhe portalin E-Gjoba.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.