Arkiv-Lajme

Konstandini i Madh “rikthehet” në Nish, tashmë me mantelin e një kristiani

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 09:05

Konstandini i Madh, perandori që zyrtarizoi krishterimin në Perandorinë Romake do të ketë një monument të vetin në Nish të Serbisë. Në fakt bëhet fjalë për një monument që realisht është ngritur në kujtim të Ediktit të Milanit, i cili i dha fund persekutimit të të krishterëve, por që në kompozimin e vet paraqet tre portrete të ndryshme të Konstandinit. Vepra titullohet “Metamorphosis Constantiniana" dhe ka si autor skulptorin serb Dragan Radenović.

Greqia ka marrë 250 miliardë euro borxhe, por klasa politike mbetet optimiste. Venizellos: Vendi po ndryshon

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 08:45

Greqia ka marrë nga aktorët financiarë ndërkombëtarë 250 miliardë euro, një shifër marramendëse, e megjithatë ekipi drejtues në Athinë shprehet optimist. Numri dy i qeverisë, Evangjelos Venizellos, deklaroi dy ditë më parë para gazetarëve se ajo çfarë Greqia po i kërkon partnerëve është “njohja substanciale, jo retorike e sakrificave të popullit grek. Ne duam që ata të kuptojnë atë që tregu ka kuptuar: Greqia ka ndryshuar”. Duke folur për borxhin ai pranoi shifrën prej 250 miliardë eurosh, por ka shtuar se ajo është shfrytëzuar e plotë.

Njohuritë e gjimnazistëve, Shqipëria në vend të 57 nga 65 të testuara. Në rang botëror udhëheqin kinezët

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 08:27

Njohuritë e gjimnazistëve ballkanas qëndrojnë poshtë mesatares botërore. Kjo bëhet e ditur nga një testim i Program for Internationl Student Assessment. Në vend të parë në rajon renditet Kroacia, që është  e 40-a ndër 65 vende të testuara. Testi përfshin matematikën, leximin dhe njohuritë në shkenca. Në vend të dytë është Serbia, e 43-ta në renditjen e përgjithshme, ndërkohë Mali i Zi qëndron tre vende më lart Shqipërisë, që është e 57-a. Greqia zë vendin e 42-të, Turqia të 44-in, Rumani në vend të 45-të dhe Bullgaria të 47-in. Maqedonia dhe Bosnja nuk janë përfshirë.

Papa ngre Task Force për luftën kundër pedofilisë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:28

Skandalet e shumta në Kishën Katolike dhe sidomos abuzimi me fëmijët ka detryruar Papa Françeskun që të ngrejë një komision të posaçëm. Ai don të ketë si detyrë të referojë për gjendjen e viktimave, të propozojë zgjidhje, por edhe njerëz të ndryshëm, laikë dhe besimtarë që janë të aftë për menaxhuar probleme të tilla. Françesku do të publikojë edhe një document të posaçëm për këtë gjë.

Një botë ku përgjohet çdo gjë. Edhe Obama nuk përdor iPhone për arsye..sigurie!

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 07:21

5 miliardë të dhëna në ditë për qindra milionë aparate. Ky është volumi i punës që Agjencia Kombëtare e Sigurisë të SHBA-ve, NSA, kryen përmes gjurmimit telefonik. Ëashington Post citonte një zyrtar të NSA-së që theksonte se agjencia “po kapte volume të jashtëzakonshme të dhënash që vijnë nga kabllet që lidhin rrjetet globale të telefonisë celulare”.

Britania kërkon ndryshimin e rregullave për lëvizjen e lirë në BE

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 06:29

Britania e Madhe është vënë në lëvizje për të ndryshuar regjimin e lëvizjes së lirë në hapësirën evorpiane. Sekretarja për Çështjet e Brendshme, Theresa May pritet t’u kërkojë ministrave evropianë rishikimin e rregullave, për shkak se sipas saj, aktualisht fluksi migrator po ndryshon balancat. “E drejta për të përfituar nga tregu i punës nuk duhet lejuar që të çojë në migrim masiv”, është shprehur ajo. May ka shkuar edhe më tej kur ka sqaruar se për këto ndryshime, Britania po synon të kontrollojë zhvillimet e së ardhmes.

Parlamenti Europian miraton rezolutën për Shqipërinë. Pak ditë më vonë pritet vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 06:12

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi sot rezolutën e raportuesit për Shqipërinë, eurodeputetit kroat Nikola Vuljaniç. Pas diskutimeve, me 49 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, rezoluta u miratua duke njohur kështu përparimin e Shqipërisë. Pas kësaj, do të jetë Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, që do të duhet të marrë një vendim për statusin e vendit tonë.

Shqipëria në prag të statusit. Mbetet vetëm problemi i çrrënjosjes së komunizmit

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 04:38

Seanca parlamentare e ditës së sotme e ka vënë në plan të parë sërish Enver Hoxhën. Është ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ai që në fjalën e tij, rimori akuzat për atë që mund të quhet “rehabilitim” i figurës së Enver Hoxhës, sidomos me prezencën e portretit të tj në festat e nëntorit. “Kur unë thosha që ky zotëri kishte at shpirtëror Enver Hoxhën, ju nuk e besonit, se dilte edhe me çitjane ndonjëherë. Po ja ku përdhosi Facebook-un duke shpërndarë në të katër anët e botës portretin e Enver Hoxhës”, tha Berisha.

Vazhdojnë dallaveret me doktoratë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 03:17

Gazeta “Zëri” në Kosovë trajton sot një temë që është shumë e prekshme edhe në Shqipëri: manipulimin në dhënien e diplomave të doktoraturës. Gazetarja Anita Kadriu shkruan se pranë Rektorit janë ankuar kandidatët që kanë konkurruar në Fakultetin Filozofik, ata të Filologjisë, Mjekësisë si dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ajo që ka ndodhur është se janë ndryshuar kriteret, çka ka çuar në kundërshtim nga rreth 60 kandidatë.

Dy ministre që shkëmbejnë letra

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 03:05

Gazeta “Panorama” rrëfen sot për publikun një copëz nga komunikimi institucional mes ministres Milena Harito dhe ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Kjo e fundit kërkonte sqarime mbi numrin e punonjësve të larguar nga puna dhe si duket në shkresë i ka shpëtuar një lapsus drejtshkrimor. Ministrja nuk ka munguar që të vërë në dukje në përgjigjen e saj pikërisht këtë gabim, për të pritur përgjigjen e Bregut sipas së cilës ministrja Harito është “analfabete funksionale”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme