Vazhdojnë dallaveret me doktoratë

Gazeta “Zëri” në Kosovë trajton sot një temë që është shumë e prekshme edhe në Shqipëri: manipulimin në dhënien e diplomave të doktoraturës. Gazetarja Anita Kadriu shkruan se pranë Rektorit janë ankuar kandidatët që kanë konkurruar në Fakultetin Filozofik, ata të Filologjisë, Mjekësisë si dhe Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike. Ajo që ka ndodhur është se janë ndryshuar kriteret, çka ka çuar në kundërshtim nga rreth 60 kandidatë. (linku: http://zeri.info/artikulli/22247/vazhdojne-dallaveret-me-doktorate). Diçka jo “shumë” e rëndë, po të marrim parasysh se çfarë dëgjojmë rëndom në Shqipëri, por edhe në Itali. P.sh, kur shkruhet për këtë temë dhe dikush mbrohet se “janë spekulime”, apo se “në Shqipëri janë mësuar të shajnë çdo gjë”, ka tani një argument shtesë: Italia. Vetëm pak ditë më parë çështja e diplomave shqiptare u ngrit deri në nivelet politike të shtetit fqinj, si për të na kujtuar fjalën e urtë se “nga ferra e vogël del lepuri i madh”, meqë Italia ka universitete të vjetra dhe shumë cilësorë. Por ja që me sa duket italianët po shohin për alternativat e bregut përballë.
s.z
Add new comment