Arkiv-Lajme

Italianët, të merakosur për diplomat shqiptare. Ministri Tahiri: Do hetojmë gjithçka

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 11:18

Një intervistë e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për radion italiane, “Radio 24”, është cituar edhe nga La Repubblica, në një shkrim të së përditshmes prestigjioze për diplomat e blear shqiptare të studentëve italianë. “Janë me dhjetëra studentë italianë të diplomuar në universitetet private në Shqipëri, por që në fakt nuk i kanë ndjekur leksionet”, ka thënë Tahiri.

Ndërhyrje radikale në drejtësi, paralajmëron ministri Naço

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 10:10

Duke folur në Komisionin e Integrimit, ministri i Drejtësisë Nasip Naço bëri publike sot detajet e para sesi Qeveria mendon të ndërhyjë në reformën për Gjykatën e Lartë, e cila për shkak të numrit të lartë të çështjeve në gjykim, rreth 10 mijë, duket sikur është shndërruar në Gjykatë të Shkallës së Parë. “Para nesh ngelet ose të shtojmë numrin e gjyqtarëve në këtë Gjykatë, gjë që është e papranueshme për një vend të vogël, ose duhet të kufizojmë kompetencat e Gjykatës së Lartë, që jo në çdo rast, çdo çështje të shkojë në Gjykatën e Lartë", tha Naço.

Bulqizë, grevë urie dhe pezullim lejesh minerare. Gjiknuri minatorëve: Mos u keqpërdorni

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 08:19

Ministri i linjës Damian Gjiknuri,  ka bërë të ditura sot rezultatet e inspektimit në zonën krom-mbajtëse të Bulqizës: janë pezulluar 29 leje minerare (përfshi ACR-në), janë revokuar pesë leje dhe është vendosur që në zonën D të mos punohet për shkak të rrezikut të madh për jetën. Por pikërisht për këtë pezullim, rreth 60 minatorë të zonës D kanë nisur një grevë urie, duke kërkuar rifillimin e punës në këtë galeri. Mësohet se minatorët kanë tentuar të nisin punën mëngjesin e sotëm, por janë ndaluar nga policia private.

Toni Blair, arsyeja e divorcit të manjatit Murdoch me të shoqen Wendi

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 07:28

Hyn në kategorinë e thashethemeve rozë, por implikimet shkojnë shumë përtej llogjeve për vip-at. Gazetat britanike kanë publikuar një sërë lajmesh të ndryshme për një marrëdhënie mes ish-kryeministrit Tony Blair (ndër të tjera dhe këshilltar i qeverisë shqiptare) dhe ish-gruas së manjatit të mediave, Rupert Murdoch, si arsyej kryesore që çoi në divorcin e Murdoch-ut.

Zaganjori del para mediave: Përmendja e emrit tim, mashtrim i trashë!

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 06:08

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  vendosi të dalë në konferencë për shtyp pas skandalit të investiguar nga Fiks Fare. Ai mohoi çdo njohje me personat që i përmendën emrin në një nga video-përgjimet e publikuara në emision dhe e cilësoi rastin në fjalë si “një mashtrim ekstremist të trashë”, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. “Po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë.

Leskaj: Auditimin e Crown Agent fare mirë mund ta kishte bërë KLSh-ja

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 04:50

Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, ka dhënë një intervistë në numrin e kësaj jave të revistës Klan, ku ka folur për fluksin e madh të kallëzimeve penale ndaj zyrtarëve abuzues me paratë e buxhetit të shtetit, marrëdhëniet e tij me kabinetin e ri qeveritar dhe bashkëpunimin me organin e akuzës. Ndër të tjera në këtë intervistë të gjatë, Leskaj i është përgjigjur edhe pyetjes mbi ardhjen e një kompanie ndërkombëtare auditimi në Shqipëri për transparencën e financave të vendit.

Shpend Ahmeti kryen mrekullinë e Prishtinës. Tronditet politika "tradicionale"

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 03:16

PDK e Thaçit ka fituar në 10 komuna, LDK në 9, AAK e Haradinajt në 3, AKR e Pacollit në 2, ndërsa Shpend Ahmeti kandidat i Vetëvendosjes ka dalë fitues në Prishtinë. Këto janë të dhënat nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, kur spikat padyshim Prishtina dhe fitorja e Ahmetit. Aty u përqëndrua edhe gara më e fortë për kryetar komune në këto zgjedhje të pjesshme në Kosovë; në bazë të rezultateve paraparake, Shpend Ahmeti ka fituar me 51.5% kundrejt kandidatit të LDK, Isa Mustafa, i cili ka marrë rreth 48,5% të votave.

Kryeqyteti shkëlqen: Vetëvendosje fiton Prishtinën!!

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 16:57

Kryeqyteti i Kosovës ka vnedosur me sa duket trendi i votave që të provojë një qeverisje të re, jashtë asaj që ka zgjedhur tradicionalisht. 

Kosovë, incidente të vogla: fotografim vote e sherre mes militantëve

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 11:33

Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet vendore për raundin e dytë,dhe sipas raportimeve deri në orën 16 kanë votuar rreth 32 për qind të qytetarëve. Nuk mund të mos viheshin re fenomene tipike shqiptare, të konsideruara si incidente të vogla e të izoluara: raste të fotografimit të votës, zënka midis aktivistëve partiakë dhe anëtarët e këshillave të votimit, që sanksionohen me kodin zgjedhor. Megjithatë, Demokracia në Veprim beson se këto incidente nuk dëmtojnë imazhin e rrjedhës së votimeve në këtë balotazh zgjedhor. 

Kosovë, zgjedhjet: dikush mund të ketë vjedhur hard-diskun e numërimit të votave në KQZ!

Postuar në 01 Dhjetor, 2013 10:25

Databaza ku kanë qenë të ruajtura të gjitha xhirimet e kamerave në Qendrën e Numërimit të Votave të KQZ-së është vjedhur dje nga persona akoma të pa identifikuara. Burime të sigurta të Infokus brenda KQZ kanë thënë se tërë stafi është i tronditur nga kjo ngjarje që ve në rrezik zgjedhjet.

Sipas Express, lajmi po ruhet të mos dalë që mos të rrezikojë procesin zgjedhor, pasi sot në Kosovë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve vendore.

Ne.Su.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme