Bulqizë, grevë urie dhe pezullim lejesh minerare. Gjiknuri minatorëve: Mos u keqpërdorni

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 08:19

Ministri i linjës Damian Gjiknuri,  ka bërë të ditura sot rezultatet e inspektimit në zonën krom-mbajtëse të Bulqizës: janë pezulluar 29 leje minerare (përfshi ACR-në), janë revokuar pesë leje dhe është vendosur që në zonën D të mos punohet për shkak të rrezikut të madh për jetën. Por pikërisht për këtë pezullim, rreth 60 minatorë të zonës D kanë nisur një grevë urie, duke kërkuar rifillimin e punës në këtë galeri. Mësohet se minatorët kanë tentuar të nisin punën mëngjesin e sotëm, por janë ndaluar nga policia private. Ata kanë hyrë me forcë në ambientet e gardërobës, në hyrje të minierës, duke kërcënuar se do të qëndrojnë atje deri kur të lejohen të rifillojnë punën. Minatorët thonë se nuk e dinë arsyen përse policia private nuk i lejoi të futeshin në galeri. Gjiknuri deklaroi lidhur me këtë protestë, se minatorët po keqpërdoren nga pronarët privatë, ndërkohë që nga kushtet e pasigurta teknike kanë humbur jetën disa kolegë të tyre.
a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>a kompensohen keta punetore? Kjo eshte pyetja qe Gjiknuri nuk i pergjigjet.&nbsp;</p>

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ca domethene &quot;mos u keqperdorni&quot;? Mos do me thene qe ulni koken e rrini pa pune, ngaqe liçensat e punedhenesve tuaj do te hiqen e do u jepen ca te tjereve?&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.