Toni Blair, arsyeja e divorcit të manjatit Murdoch me të shoqen Wendi

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 07:28

Hyn në kategorinë e thashethemeve rozë, por implikimet shkojnë shumë përtej llogjeve për vip-at. Gazetat britanike kanë publikuar një sërë lajmesh të ndryshme për një marrëdhënie mes ish-kryeministrit Tony Blair (ndër të tjera dhe këshilltar i qeverisë shqiptare) dhe ish-gruas së manjatit të mediave, Rupert Murdoch, si arsyej kryesore që çoi në divorcin e Murdoch-ut. Edhe pse burime të afërta me familjen Blair kanë hedhur poshtë gjithçka, e përditshmja britanike Mail on Sunday publikon zbulimet të reja në lidhje me një shënim të shkruar nga Wendi Deng, ku pranohet nga ana e saj se ka “ndjenja të ngrohta” për ish-liderin laburist. Burime të sigurta për të përditshmet britanike thuhet se “Wendit i kishte rënë në kokë për Blair”. Këto “ndjenja” të bashkëshortes ishin zbuluar dhe nga vetë Rupert Murdoch, i cili e kishte vënë të zgjedhje midis atij dhe Tony Blair. Ajo zgjodhi divorcin. Sipas këtyre burimeve, Blair 60 vjeçar dhe Deng, 44 vjeçe, thuhet se janë takuar së pari në një superjaht të miliarderit të industrisë së muzikës, Dejvid Gefen, pa dijeninë e manjatit, por zbulimet e fundit thonë se dyshja është “takuar disa herë” në një nga shtëpitë e  Murdoch-ut, kuptohet pa dijeninë e këtij të fundit.

a.k

Comments

Submitted by Minella (not verified) on

Edhe?

Submitted by Anonim (not verified) on

shyqyr qe na informoni per dashurickat e Toni Blairit dhe se si kercen rama napoleonin. Per keta gjeni kohe te raportoni, per njerez qe vdesin rrugeve nuk keni kohe. jeni njerez me gusto ju, hundeperpjete, nuk muznd te ndyseni duart te raportoni per loosers.

Submitted by Edhe...Paridi..... (not verified) on

Minella,

ta merr mendja qe Rilindja s'ka faj e as s'ka pse ndokush "to blame Blair for this", but...

duhet bere kujdes per miqte qe fusim ne shtepi...ja kaq!

Se ti e di, Helena e Menellaut çoç ndjeu ne kohet antike dhe...plasen luftrat pastaj!

Ka nge Shqiperia te hyje ne luftra te tilla?!

Ne e kemi tjeterkund "Thembren e Akilit", po, por nje rruge e tri pune,

tani qe edhe nga kimikatet shpetuam!

Submitted by Vaska (not verified) on

ore, meqe s'ra hiç muhabeti, di gje pse na konsiderojne si spam keta te faqes neve? apo fryka se mos i prishim databasen si te Tatimet, thuj?  se larg qofte te humbin si Tahiri nja 10 mil dollaro neper databasa tatimesh te papagume.

Submitted by dritan (not verified) on

Ndoshta Blair mund t'i prezantoje Edi Ramen, Murdochut meqe paska ngelur vetem

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.