Zaganjori del para mediave: Përmendja e emrit tim, mashtrim i trashë!

Postuar në 02 Dhjetor, 2013 06:08

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori,  vendosi të dalë në konferencë për shtyp pas skandalit të investiguar nga Fiks Fare. Ai mohoi çdo njohje me personat që i përmendën emrin në një nga video-përgjimet e publikuara në emision dhe e cilësoi rastin në fjalë si “një mashtrim ekstremist të trashë”, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. “Po të përgjohen të gjitha tavolinat në gjykata jam i sigurt që aty mund të përmenden dhe kryetarë shtetesh të të gjithë botës. Këto probleme duhet të verifikohen. Në rastin konkret mashtrimi është ekstremist i trashë. Së pari, unë jam kryetari i Gjykatës së Lartë, kur marr pjesë në gjykim, e drejtoj kolegjin. Kam marrë shumë pak pjesë në gjykimet civile, për shkak të angazhimeve që kam pasur, një aktivitet jashtëzakonisht i ngjeshur. Nuk kam gjykuar absolutisht asnjë çështje penale. Eshtë mashtrim i pastër komplet. Persona absolutisht që nuk i njoh. Kam ushtruar profesionin e pedagogut, dhe më përshëndesin njerëz gjithandej, por jua them me sinqeritetin më të madh, këta persona nuk i njoh. Mund të verifikohet me telefona, kontakte, kudo. Nuk kam qenë në trupin gjykues. Unë nuk planifikoj gjykimet, kam vetëm një urdhër për gjykimin me procedurë të përshpejtuar të çështjeve.” deklaroi kryetari i Gjykatës së Lartë. Në vijim, Zaganjori ka paraqitur edhe një listë të punëve dhe veprimeve që ka ndërmarrë në krye të institucionit. M shumë, gjeni në linkun: http://www.shqiptarja.com/home/1/gjykata-e-lart--zaganjori-po-ka-korrupsion-n--drejt-si-189499.html

a.k

Comments

Submitted by ndershmerianekulm (not verified) on

Patjeter qe kur permendet emrit yt do jete mashtrim. "se faktikisht problemi korrupsionit ne shqiperi s;eshte te koka por te kembet ...."
Keshtu do shkoje kjo pune, do ja fusin ca fukarenjve e do dalin te pafajshem me rezultat 5-0 si ilir meta, keta qe jane te paprekshem.
O moj Shqypni e mjera Shqypni

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky ne dor e ka ta coj ne prokurori per mashtrim ate qe e permendi.

Pse nuk e denoncon?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.