Kosovë, incidente të vogla: fotografim vote e sherre mes militantëve

Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet vendore për raundin e dytë,dhe sipas raportimeve deri në orën 16 kanë votuar rreth 32 për qind të qytetarëve. Nuk mund të mos viheshin re fenomene tipike shqiptare, të konsideruara si incidente të vogla e të izoluara: raste të fotografimit të votës, zënka midis aktivistëve partiakë dhe anëtarët e këshillave të votimit, që sanksionohen me kodin zgjedhor. Megjithatë, Demokracia në Veprim beson se këto incidente nuk dëmtojnë imazhin e rrjedhës së votimeve në këtë balotazh zgjedhor.
Në kryeqytetin Prishtinë deri në orën 15:00 kishin votuar 28.14 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Ne.Su.
Add new comment