Arkiv-Lajme

Dy ministre që shkëmbejnë letra

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 03:05

Gazeta “Panorama” rrëfen sot për publikun një copëz nga komunikimi institucional mes ministres Milena Harito dhe ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu. Kjo e fundit kërkonte sqarime mbi numrin e punonjësve të larguar nga puna dhe si duket në shkresë i ka shpëtuar një lapsus drejtshkrimor. Ministrja nuk ka munguar që të vërë në dukje në përgjigjen e saj pikërisht këtë gabim, për të pritur përgjigjen e Bregut sipas së cilës ministrja Harito është “analfabete funksionale”.

Qeveria nis zbardhjen e skemës së taksimit mbi qytetarët. Sigurimi shëndetësor nuk ndryshon

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 02:05

Përfaqësues të qeverisë kanë nisur së fundmi të zbardhin skemën e re të taksimit dhe të kontributeve, e cila po qarkullon në media në formën e disa varianteve që janë në diskutim e sipër. Një nga këto, dhe që është shumë e ndjeshme për qytetarët, është sigurimi shëndetësor. Lidhur me këtë është përfolur një rritje e tij, por ministri I Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka bërë të ditur se ajo do të qëndrojë në masën që është aktualisht. Sipas tij do të hiqet tavani për pagat mbi të cilat zbatohet sigurimi.

Nëntor 2013, rikthehen Enveri dhe Tito. A po testohet opinioni?

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 19:29

Një debat është hapur së fundmi për figurën e Enver Hoxhës. Shkak u bë fotografia e tij në sfondin e ceremonive të 29 nëntorit, kur gjatë vendosjes së kurorave në varrezat e dëshmorëve të kombit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama, diku mes njerëzve, ngrihej lart portreti i ish-diktatorit. Kaq ka mjaftuar që ky element dekorativ, me autorësi Partinë e Punës, të gjejë terren politik dhe të nxisë retrorikën e mirënjohur të viteve ’90, kur PD-ja akuzonte rëndom PS-në për lidhje me bllokmenët.

Shënim: Majko flet për nevojën e një grupi të guximshëm e idealist në drejtësi. A është gati ta mbështesë politika një të tillë?

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 14:59

Ish kryeministri Pandeli Majko, i ndodhur në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të NATO-s, në cilësinë e anëtarit të Kuvendit, dha një intervistë për Zërin e Amerikës, me sfond raportin e fundit të Transparency International. Majko pohoi se Shqipëria ka dështuar në ndërtimin e shtetit ligjor në vitet e tranzicionit.

Bob Dylan paditet për nxitje të urrejtjes nga një komunitet kroatësh

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 13:23

Belatë me ballkanasit kanë prekur edhe këngëtarin e mirënjohur amerikan. Bob Dylan. Ka mjaftuar një frazë krahasuese e tij lidhur me kroatët dhe serbët dhe padia nga Këshilli i Komunitetit dhe Institucioneve Kroate në Francë ka bërë një padi ndaj tij. Gjithçka ka ndodhur në promovimin e albumit të tij “Tempest”, kur Dylan, i intervistuar nga revista “Rolling Stone”, u shpreh ndër të tjera se SHBA aktualisht ngjan shumë me kohën e Luftës Civile, “e obsesionuar me ngjyrën e lëkurës”. “Nëse ju keni një paraardhës që ka qenë pronar skllevërish apo pjesëtar Klani, zezakët mund ta ndjejnë këtë.

Opozita me iniciativë për komision hetimor, Berisha: U zhdukën 4.3 milionë deklarata fiskale

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 12:18

Opozita e udhëhequr nga Lulzim Basha duket se do të iniciojë një hetim të ri parlamentar. Këtë e ka bërë publike jo kryetari i Partisë Demokratike, por ish-kryetari, Sali Berisha, i cili ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me shefin e IT-së së Drejtorisë së Tatimeve, Renald Riska. Sipas Berishës, drejtuesit e rinj të administratës shtetërore kanë zhdukur 4. 3 milionë deklarata fiskale, që nëse rezulton të jetë e vërtetë është një gjë shumë e rëndë.

Në kufijtë e Europës - nga do të shkojë Ukraina?

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 11:32

Rusia duket se nuk do të rrijë duarlidhur përballë situatës në Ukrainë. Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë një vlerësim shumë të ashpër mbi protestat antiqeveritare që po zhvillohen së fundmi në këtë vend. Sipas tij, lëvizjet e fundit janë një përpjekje e organizuar nga Perëndimi për të rrëzuar qeverinë legjitime. Më tej akoma, ai e ka cilësuar opozitën ukrainase si një mbulim të mundshëm për terroristët.

Rasti i “Belle Air”, qeveria: "Kompani me 3. 5 milion euro fitim që falimenton. Do të hetojmë". Bode: "Nuk po i mbroni dot 52 mijë qytetarët që kanë lidhur kontratë"

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 10:26

Falimentimi i kompanisë “Belle Air” mund të jetë një manovër e qëllimshme. Të paktën kështu është janë shprehur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, tre ministra të qeverisë “Rama”. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani raportuan sot mbi atë që ndodhi së fundmi me kompaninë shqiptare të fluturimeve. Janë shifrat e bilanceve të deklaruara ato që lënë vend për dyshim dhe për të hedhur dritë për të gjitha këto, Ahmetaj ka nënvizuar se do të duhet të pritet hetimi.

Rihapen hetimet për 21 janarin? Do të rivlerësohen denoncimet e 130 qytetarëve

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 10:04

Top-Channel ka publikuar sot një lajm mbi rihapjen e hetimeve për ngjarjet e 21 janarit. Kanali citon burime jozyrtare që flasin për caktimin e një grupi prokurorësh për rinisjen e hetimit në bazë të denoncimeve të 130 qytetarëve që morën pjesë në protestë. “Po pyeten intensivisht oficerë policie që ndodheshin në detyrë përgjatë kësaj demonstrate që u mbyll me katër të vrarë”, shkruhet ndër të tjera në faqen e Top-Channel.

2 milionë fjalëkalime të Facebook, Yahoo dhe Google publikohen online

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 08:56

Më shumë se 2 milionë fjalëkalime të përdoruesve të rrjeteve të njohura si Facebook, Yahoo dhe Google janë publikuar online. Sipas të dhënave të para ato janë identifikuar nga një rrjet ilegal. Më e rëndësishme është fakti se 30-40% e njerëzve përdorin të njëjtat fjalëkalime në faqe të ndryshme. Edhe rruga e hakerimit është interesante; ekspertët thonë se kjo është arritur përms një rrjeti njësish-botnet-që kontrollohen nga njerëz nga bota e krimit falë softwareve të infektuara që instalohen në kompjuter të ndryshëm, pa dijeninë e poseduesve.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme