Rasti i “Belle Air”, qeveria: "Kompani me 3. 5 milion euro fitim që falimenton. Do të hetojmë". Bode: "Nuk po i mbroni dot 52 mijë qytetarët që kanë lidhur kontratë"

Falimentimi i kompanisë “Belle Air” mund të jetë një manovër e qëllimshme. Të paktën kështu është janë shprehur sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, tre ministra të qeverisë “Rama”. Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve dhe ministri i Financave, Shkëlqim Cani raportuan sot mbi atë që ndodhi së fundmi me kompaninë shqiptare të fluturimeve. Janë shifrat e bilanceve të deklaruara ato që lënë vend për dyshim dhe për të hedhur dritë për të gjitha këto, Ahmetaj ka nënvizuar se do të duhet të pritet hetimi. “115 milionë euro qarkullim, me fitim të deklaruar 3.5 milionë euro, me një treg mbi 50 për qind monopol. Pyetjes së ku kanë shkuar paratë do t'i përgjigjet në detaje hetimi", tha ai. Por një mendim krejt tjetër ka patur ish-ministri i Financave Ridvan Bode, i cili ka theksuar se operacioni kërkon ndërhyrje ligjore dhe qeveria nuk e ka një të tillë. “Nuk do të mund të bëhet me vullnetin e mirë apo me fjalë. Kërkon një zgjidhje ligjore dhe ju nuk e keni ofruar një të tillë. Tani Gjykata vazhdon vepron, ju mund të merreni me hetime, me prokurori dhe me akuza, por do të jetë e pamundur për ju që të ndërhyni në proces për të mbrojtur qytetarët, 52 mijë njerëz që kanë lidhur kontratë me këtë kompani", tha ai.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=268690&ref=fp
s.z
Add new comment