Qeveria nis zbardhjen e skemës së taksimit mbi qytetarët. Sigurimi shëndetësor nuk ndryshon

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 02:05

Përfaqësues të qeverisë kanë nisur së fundmi të zbardhin skemën e re të taksimit dhe të kontributeve, e cila po qarkullon në media në formën e disa varianteve që janë në diskutim e sipër. Një nga këto, dhe që është shumë e ndjeshme për qytetarët, është sigurimi shëndetësor. Lidhur me këtë është përfolur një rritje e tij, por ministri I Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka bërë të ditur se ajo do të qëndrojë në masën që është aktualisht. Sipas tij do të hiqet tavani për pagat mbi të cilat zbatohet sigurimi. “Ndryshimi i parë lidhet me heqjen e tavanit të pagës maksimale, që është miratuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Kjo do të thotë se personat që janë të siguruar me pagë më të lartë se paga maksimale, e cila në këto momente është 95 130 lekë, do të paguajnë sigurime shëndetësore sipas pagës që ata janë të siguruar. Aktualisht, masa e sigurimeve shëndetësore është 3.4% dhe paguhet 1.7% nga punëdhënësi e 1.7% nga punëmarrësi. Pra, sipas formulës sonë, nuk do të ketë rritje të masës së sigurimeve shëndetësore, por vetëm heqje të tavanit të pagës maksimale. Ndryshimi i dytë ka të bëjë me personat e vetëpunësuar. Sipas ndryshimeve që do të hynin në fuqi në janar të vitit 2014, këta persona do të duhej të paguanin sigurime shëndetësore në masën 7 për qind. “Ne kemi propozuar një ulje të kësaj vlere, e cila do të shkojë në rreth 6.5%”, sqaroi Beqja në një intervistë për Gazeta Shqiptare. Tashmë mbetet vetëm të sqarohet se cila është skema e tatimit që qeveria do të aplikojë mbi kategori të ndryshme tëp agave dhe në këtë drejtim ndryshimi pritet të jetë që në parim, pasi hiqet taksa e sheshtë. Sipas statistikave që janë dhënë në Shqipëria administrate publike ka rreth 110 mijë pjesëtarë.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.