2 milionë fjalëkalime të Facebook, Yahoo dhe Google publikohen online

Më shumë se 2 milionë fjalëkalime të përdoruesve të rrjeteve të njohura si Facebook, Yahoo dhe Google janë publikuar online. Sipas të dhënave të para ato janë identifikuar nga një rrjet ilegal. Më e rëndësishme është fakti se 30-40% e njerëzve përdorin të njëjtat fjalëkalime në faqe të ndryshme. Edhe rruga e hakerimit është interesante; ekspertët thonë se kjo është arritur përms një rrjeti njësish-botnet-që kontrollohen nga njerëz nga bota e krimit falë softwareve të infektuara që instalohen në kompjuter të ndryshëm, pa dijeninë e poseduesve. Me këtë mënyrë vidhen edhe të dhënat personale që mandej përdoren për qëllime të ndryshme. Në rastin konkret, faqja që ka bërë këtë zbardhje fjalëkalimesh, njofton se zotëron 318 121 fjalëkalime për Facebook.
Më shumë në: http://www.bbc.co.uk/news/technology-25213846
s.z
Add new comment