Arkiv-Lajme

Kim Mehmeti: Copëzohet “Penda e Argjendtë”, vetëm për “pricipatën kulturore” brenda kufijëve shtetërorë të Shqipërisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 02:05

Vetëm pak ditë pas shpalljes së kandidaturave për çmimin kombëtar letrar “Penda e argjendtë”, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në faqen e tij në facebook ndaj Ministrisë së Kulturës, që është dhe ideuesja e çmimit të përvitshëm letrar. “Juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Pendën e Argjendtë’. Ja pra, ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare!?

Nga 500 luftëtarë islamistë ballkanikë në Siri, gati gjysmët janë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria!...

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 01:27

Një zyrtar i lartë i BE-së, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, ka thënë se përveç luftëtarëve nga Bashkimi Evropian, ka rreth 500 nga vendet e Ballkanit. Ai ka theksuar në veçanti kontributin nga Bosnja dhe Kosova.  “Kosova ka 80 deri në 200, nga 2 milionë banorët e saj”, ka thënë ai. Zyrtari ka shtuar se numri total i luftëtarëve të BE-së mund të jetë mbi 1.000.

World Press Photo - fotografia fituese e 2013-ës nga Gaza. Edhe subjekte shqiptare të përfaqësuara në koleksionin 1955-2011

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 18:16

Dhuna ekstreme që haset kudo në botë, me pasojat e veta, dokumentohet më mirë përmes fotografisë. World Press Photo shpall çdo vit një fotografi fituese dhe për vitin 2013, është zgjedhur një moment dramatik i varrimit të dy fëmijëve palestinezë. (http://www.worldpressphoto.org/awards/2013/spot-news/paul-hansen). Ndërkohë që në faqen e agjencisë kineze të lajmeve, “Xinhuanet”, gjen të publikuar një koleksion të fotografive fituese të World Press Photo për vitet 1955-2011.

Nelson Mandela ndërron jetë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 16:32

Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar pak më parë se Nelson Mandela, udhëheqësi afrikanojugor kundër Apartheidit, ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare. Vdekja e tij nuk ishte e papritur, pasi prej disa kohësh Mandela kurohej në shtëpi. Nelson Mandela lë pas një trashëgimi politike të madhe; ai triumfoi ndaj burgut 27 vjeçar për të marrë pas vitit ’90 çmimin “Nobel” për Paqe. Pasi la detyrën e Presidentit në vitin 1999, u angazhua na aktivitete të tjera si organizimi i fushatave kundër HIV/AIDS etj., apo edhe negociimi i paqes në disa konflikte afrikane.

Si i duhet përgjigjur mentalitetit të dhunës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 14:48

"E vrava se më shau nga motra". Kështu do të shprehej i riu që kreu vrasjen në shkollën "Beqir Çela" në Shkozet. Pa u mbyllur mirë kjo larje hesapesh e ngritur mbi ndërgjegjen tonë kolektive, që po faturon një kosto njerëzore të papranueshme, në mbrëmje, një tjetër vrasje, tashmë brenda familjes, ka ndodhur në Tapizë. Një 18-vjeçar, Ardit Krashi ka vrarë babain, 64 vjeçarin, Dali Krashi, pasi sipas tij, në gjendje të dehur ka nisur të dhunojë pjesëtarët e tjerë të familjes.

Shënim: Berisha vs. Ministria e Brendshme vs. mediat

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 14:46

Deputeti Berisha deklaroi sot në Kuvend se kanë ndodhur 47 vrasje në një muaj, si asnjëherë tjetër në historinë e Shqipërisë, sipas tij. Dhe në vazhdim, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të publikojë statistikat mbi vrasjet.  Kjo e fundit iu përgjigj flakë për flakë sfidës së Berishës, duke publikuar sot të dhënat e krimit për periudhën 2-mujore tetor-nëntor.

Nga këto të dhëna, rezulton se kanë ndodhur 18 vrasje për dy muaj (pra mesatarisht 9 vrasje në një muaj), ose 22% më pak se në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Kina propozon një model të ri të luftës kundër korrupsionit: Mbikëqyrje reciproke e zyrtarëve, por mbikëqyrje edhe nga publiku

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 13:48

Lufta kundër korrupsionit ka “shpërthyer” si prioritet edhe në Kinën që njeh vetëm zhvillim dhe rritje. Dhe siç është e zakonshme për këtë vend, shifrat janë krahasimisht impresionuese. Kështu, agjencia e lajmeve “Xinhua”, citon një  raport të Komisionit Qendror për Inspektimin Disiplinor i cili bën me dije se që nga viti 2008, janë hetuar 198,781 njerëz për përfitime dhe abuzime me detyrën. Bie në sy se mes tyre ka sidomos zyrtarë partiakë: përveç ish-ministrit të Hekurudhave Liu Zhijun, figurojnë edhe shefa lokalë të partisë si ai i Shangait.

12 miliardë, apo 16 miliardë dollarë ishte përfitimi nga armët kimike...?

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 12:41

Sa ishte shifra që u përfol në media nëse Shqipëria do pranonte demontimin e armëve kimike të Sirisë? 12 miliardë dollarë? Nuk ka gjasa të jetë e saktë. Kjo pasi, kandidati i pavarur për President në Kosovë, Seremb Gjergji ka bërë me dije, se nëse Kosova, pranon demontimin, do të përfitojë 16-20 miliardë dollarë. Pra lëviz jo pak, po të paktën një buxhet vjetor yni. Lidhur me këtë, Gjergji ka bërë thirrje të pranohen armët, sepse do ketë përfitime dhe madje ai ka qenë fare transparent, duke publikuar të gjitha përfitimet.

Hebrenjtë paguan me dollarë largimin nga Shqipëria komuniste. Dy senatorë amerikanë takuan posaçërisht Ramiz Alinë

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 12:03

Shqiptarët gëzojnë famën se kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe disa prej tyre qëndruan në vendin tonë edhe pas Çlirimit. Por si u larguan ata nga Shqipëria dhe si u rregullua ky proces, ka mbetur jashtë vëmendjes mediatike, për t’u trajtuar vetëm në dy monografi të botuara në këto 20 vjet. Një të dhënë e jep shkrimtari hebreo-shqiptar, Jakov Solomon, për të cilin sot ka publikuar një artikull edhe “Zëri i Amerikës”që merr shkas nga një shkrim te gazeta “Nacional”.

Shumë politikanë vjedhin dhe abuzojnë! Ja një model historik, vërtet me “shije”

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 10:26

Që politikanët shqiptarë janë të njohur për vesin(zakonin) e vjedhjes së pasurisë publike, kjo është një çështje që pranohet me përkufizim në vendin tonë. Por thuajse në asnjë rast nuk është bërë publike një listë konkrete me atë që është vjedhur, me atë që është pëvetësuar në emër të pushtetit. Por gazeta “Shekulli” ka sjellë një shkrim të Mark Brungës(që citon dëshminë e sekretarit privat të Vidit), ku zbardhet një zullum i ri i zullumqarit historik, Esad Pashë Toptani, ndaj të cilit nuk dihet se kur do të shterojnë akuzat.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme