Kina propozon një model të ri të luftës kundër korrupsionit: Mbikëqyrje reciproke e zyrtarëve, por mbikëqyrje edhe nga publiku

Lufta kundër korrupsionit ka “shpërthyer” si prioritet edhe në Kinën që njeh vetëm zhvillim dhe rritje. Dhe siç është e zakonshme për këtë vend, shifrat janë krahasimisht impresionuese. Kështu, agjencia e lajmeve “Xinhua”, citon një raport të Komisionit Qendror për Inspektimin Disiplinor i cili bën me dije se që nga viti 2008, janë hetuar 198,781 njerëz për përfitime dhe abuzime me detyrën. Bie në sy se mes tyre ka sidomos zyrtarë partiakë: përveç ish-ministrit të Hekurudhave Liu Zhijun, figurojnë edhe shefa lokalë të partisë si ai i Shangait. Për këtë arsye, komisioni ka kërkuar supervizim publik të zyrtarëve që janë në krye të punëve, por pa saktësuar se deri ku shkon e drejta e publikut në këtë rast. Më shumë në: http://news.xinhuanet.com/english/china/2013-12/05/c_132944154.htm
s.z
Comments
por mbikëqyrje edhe nga
<h1 property="dc:title"><em><strong>por mbikëqyrje edhe nga publiku me Flete-Rrufe (te stilit kinez). </strong></em></h1>
Add new comment