World Press Photo - fotografia fituese e 2013-ës nga Gaza. Edhe subjekte shqiptare të përfaqësuara në koleksionin 1955-2011

Dhuna ekstreme që haset kudo në botë, me pasojat e veta, dokumentohet më mirë përmes fotografisë. World Press Photo shpall çdo vit një fotografi fituese dhe për vitin 2013, është zgjedhur një moment dramatik i varrimit të dy fëmijëve palestinezë. (http://www.worldpressphoto.org/awards/2013/spot-news/paul-hansen). Ndërkohë që në faqen e agjencisë kineze të lajmeve, “Xinhuanet”, gjen të publikuar një koleksion të fotografive fituese të World Press Photo për vitet 1955-2011. Nga këto, tri fotografi që janë shpallur fituese, kanë si subjekt dramën kosovare. Së pari është një fotografi e vitit 1990 (http://news.xinhuanet.com/english/photo/2012-04/15/c_131527499_32.htm), së dyti është një fotografi e vitit 1998 (http://news.xinhuanet.com/english/photo/2012-04/15/c_131527499_40.htm) dhe viti i fundit është viti 1999 me këtë foto: http://news.xinhuanet.com/english/photo/2012-04/15/c_131527499_41.htm . Siç mund të shihet janë të trija pamje nga pasojat e konfliktit shqiptaro-serb dhe janë të përzgjedhura edhe në bazë të dramës që përfaqësojnë, përveç se fiksimit në celuloid të një momenti të goditur.
s.z
Add new comment