Arkiv-Lajme
BE, nën presionin e vendeve anëtare, pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza
Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit, bën të ditur DW, duke iu referuar vendimit të Ministrave të Brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.
Kjo masë është marrë me qëllim që të zvoglohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmirret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.
KLSH: Ja institucionet dhe shoqëritë që kanë dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit për vitin 2012
Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion pranë Prokurorisë. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallzimeve penale u bë për 125 persona.
Shpërdoruesit më të mëdhenj:
Shpërthimet e Bankers Petroleum, banorët në grevë urie: Pesë vjet që ankohen, a i dëgjon njeri këta njerëz?
Vazhdojnë protestat e banorëve të komunës së Zharrësit në Fier, kundër shpërthimeve të kompanisë Banker Petroleum. Rreth orës 12:00 24 persona kanë hyrë në grevën e urisë për shkak të lëkundjeve të tokës. Grevistët kanë deklaruar se nuk do të dalin nga aty deri në plotësimin e kërkesave që kanë bërë ata. Greva ka nisur në ambientet e një lokali në fshatin Zharrëz. Greva e ursisë ka nisur pas së mëngjesit të sotëm, ku qindra banorë të kësaj zone kishin dalë në ditën e tretë të protestave. Ata kanë bllokuar sërish sot rrugën nacionale që lidh Fierin me Beratin.
Shpëtim Gjika, me gjuhën mençurore të gjyshit të tij legjendar, Xhebro Gjikës: “Në jam me faj, dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”
Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika foli dje për herë të parë për bisedat e tij me kryeministrin Rama, pasi ky urdhëroi prishjen e ndërtimeve pa dhe me leje në bregdetin e Vlorës. Gjika bëri një ndërhyrje telefonike në emisionin "Opinion" të Blendi Fevziut ku diskutohej për planin e qeverisë për të shembur kompleksin "Jon", një pallat buzë detit në zonën pranë Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Analiza e humbjes së zgjedhjeve në PD, Basha: “Jemi të vonuar, na ka penguar Rama”!
Në një intervistë me gazetaren Ilva Tare në “Tonight”, i pyetur pse u shty me dy muaj procesi i analizës së humbjes zë zgjedhjeve nga PD, kryetari i saj, Lulzim Basha deklaroi se ka pasur vonesa për shkaqe të paparashikuara të luftës opozitare! “Nuk ishte ajo që kishim pritur. Shpresonim se do ndesheshim me Edi Ramën si me kreun e një maxhorance socialiste, me të cilin nuk ndajmë vlera dhe pikëpamje programore. Kishim dëshiruar të ndesheshim me të si me një socialist europian, por në fakt po ndeshemi me të si me një antidemokrat.
Taksat e reja dhe ato të ndryshuara. Ja kush lehtësohet dhe kush rëndohet nga paketa e re fiskale e qeverisë Rama
Megjithëse është ende në përpunim dhe do të diskutohet javën që vjen, nga një dokument konfidencial që Qeveria ka dërguar në sekretarinë e Këshillit Kombëtar Ekonomik, mësohet se paketa e re fiskale ndryshon një sërë taksash si në ulje ashtu edhe në rritje, të cilat gjithsesi në total e rrisin barrën fiskale në ekonomi me rreth 18 miliardë lekë më shumë nga sa është aktualisht.
Ministri Tahiri: Gati rritja e pagave të policisë
Ministri i Brendshem Saimir Tahiri deklaron se shumë shpejt do rriten rrogat e policisë së shtetit. Pjesë e emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Tahiri deklaroi se është duke u hartuar një ligj special bashkë me ministrinë e Financave për të bërë të mundur rritjen e standartit të pagesave të punonëjsve të policisë, pjesë e synimeve të rritjes së cilësisë së punës në luftën ndaj krimit.
Deputetët e rinj të PD-së, drekë mirënjohjeje me ish-kryetarin e tyre, Sali Berisha
Deputetët e rinj të PD-së, Eduard Selami, Halim Kosova, Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Voltana Ademi, Astrit Veliaj, që, për fatin e tyre të keq, nuk e provuan dot shijen e pushtetit, por si duket të kënaqur edhe me kaq, kanë ftuar në një drekë mirënjohjeje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Dreka u shtrua në një nga lokalet në periferi të Tiranës, pranë Pallatit të Brigadave. Ka qenë aty edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
Marrëveshja Thaçi-Daçiç: Përparime në integrimin administrativ, në Policinë e Kosovës do të ketë edhe policë serbë
E ngarkuara e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Catherine Ashton u shpreh e kënaqur pas takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, pasi këtë radhë një marrëveshje shumë e rëndësishme sipas saj në integrimin e policisë. Por kanë mbetur edhe çështje të hapura, për të cilat do të bisedohet javën që vjen, më 13 dhjetor, tha ajo, duke patur parasysh këtu çështjet e drejtësisë, integrimit në këtë fushë të rëndësishme dhe delikate.
Kim Mehmeti: Copëzohet “Penda e Argjendtë”, vetëm për “pricipatën kulturore” brenda kufijëve shtetërorë të Shqipërisë
Vetëm pak ditë pas shpalljes së kandidaturave për çmimin kombëtar letrar “Penda e argjendtë”, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në faqen e tij në facebook ndaj Ministrisë së Kulturës, që është dhe ideuesja e çmimit të përvitshëm letrar. “Juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Pendën e Argjendtë’. Ja pra, ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare!?
