Deputetët e rinj të PD-së, drekë mirënjohjeje me ish-kryetarin e tyre, Sali Berisha

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 02:58

Deputetët e rinj të PD-së, Eduard Selami, Halim Kosova, Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Voltana Ademi, Astrit Veliaj, që, për fatin e tyre të keq, nuk e provuan dot shijen e pushtetit, por si duket të kënaqur edhe me kaq, kanë ftuar në një drekë mirënjohjeje ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Dreka u shtrua  në një nga lokalet në periferi të Tiranës, pranë Pallatit të Brigadave.  Ka qenë aty edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.

Lajmin e ka bërë publik vetë ish-kryeministri, Sali Berisha, i cili postoi në rrjetin social “Facebook” edhe disa foto. “Sot (dje) gjatë një dreke të këndshme, i ftuar nga deputetët rishtarë të PD-së në Parlament. Biseda shumë interesante por dhe larmi temash. Edhe një herë faleminderit miq për ftesën! Sb”, shkruan Berisha, mjaft i kënaqur nga kjo ftesë.

Zh.

Comments

Submitted by miri (not verified) on

<p>hani derra....... pini derra eshte koha e maskarrenjve. ali asllani.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.