Ministri Tahiri: Gati rritja e pagave të policisë

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri deklaron se shumë shpejt do rriten rrogat e policisë së shtetit. Pjesë e emisionit “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku, Tahiri deklaroi se është duke u hartuar një ligj special bashkë me ministrinë e Financave për të bërë të mundur rritjen e standartit të pagesave të punonëjsve të policisë, pjesë e synimeve të rritjes së cilësisë së punës në luftën ndaj krimit. I pyetur nga gazetari Roland Qafoku se sa do të jetë niveli i ri i pagave, Tahiri tha se aktualisht nuk mund të thuhet një shifër e saktë, porse është parashikuar që polici të marrë një pagë dinjitoze për punën dhe sakrifcat e punës që bën. Por nëse i referohemi pretimeve dhe programit të PS për 300 ditët e para, është llogaritur që një inspektor i thjeshtë i policisë ta ketë rrogën mujore 57 mijë lekë të reja dhe pagat e tjera sipas kategorive arrijnë deri tek drejtori i përgjithshëm policisë në 147 mijë lekë të reja. Nëse qeveria e PS do të zbatojë këtë premtim, padyshim ky do jetë një nga revolucionet më të mëdha në policinë e shtetit që pas vitit 1990 në Shqipëri. Paralelisht me premtimin për pagat, ministri Tahiri deklaroi se synon të ulë moshën mesatare të policisë që aktualisht 49 vjeç ndërkohë që mosha mesatare e popullsië shqiptare është 28 vjeç. Ministri Tahiri i bëri këto deklarata në emisionin kushtuar ngjarjeve të rendit dhe sigurisë në vend, posaçërisht vrasjes së një gjimnazisti ditën e mërkurë në Shkozet. Gjatë emisionit gazetari Qafoku transmetoi një insert me shifra të kriminalitetit në Shqipëri në 23 vjet. Kështu nga vitit 1990 e deri me sot në Shqipëri janë vrarë 5700 persona me armë zjarri dhe të ftohta, ose mesatarisht 243 persona në një vit, pa llogaritur ata që kanë vdekur në aksidente automobilistike. Duhet theksuar se nga këta 5700 persona, 220 janë punonjës të policisë të vrarë në krye të detyrës.
Programi i PS në 300 ditë për pagat në polici
Inspektori i policisë 57 mijë lekë
Kryeinspektori 63 mijë lekë
Nënkomisari 72 mijë lekë
Komisari 80 mijë lekë
Kryekomisari 88 mijë lekë
Drejtuesi i parë 113 mijë lekë
Zëvendësdrejtori 128 mijë lekë
Drejtori i Përgjithshëm 147 mijë lekë
Re.Pu.
Add new comment